BE, 17 mld euro për bizneset e vogla, të mesme/ Nisma synon të përmirësojë eficiencën e energisë
Komisioni Evropian dhe Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) kanë nisur një iniciativë financimi me vlerë 17.5 miliardë euro.
Sipas Komisionit, më shumë se 350,000 kompani në të gjithë Evropën priten të përfitojnë nga kjo skemë për të përmirësuar efikasitetin energjetik dhe për të reduktuar emetimet e karbonit.
Nisma për efikasitetin energjetik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme udhëhiqet nga Grupi i BEI. Ajo synon t’i ndihmojë kompanitë të shfrytëzojnë teknologjitë e provuara për kursimin e energjisë, për të ulur faturat energjetike dhe për të rritur qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e tyre, thekson Komisioni.
Programi do të përdorë një kombinim të instrumenteve ekzistuese dhe të reja financiare, duke përfshirë mjete borxhi dhe kapitali. BE parashikon të mobilizojë mbi 65 miliardë euro investime në këtë sektor deri në vitin 2027.
Për të thjeshtuar aksesin dhe mbështetjen për bizneset, iniciativa do të prezantojë një “njësi të vetme ndihme për efikasitetin energjetik të ndërmarrjeve”. Komisioni sqaroi se kjo pikë hyrjeje e unifikuar do të integrojë ofertën e huadhënies së ndërmjetme të Bankës Evropiane të Investimeve dhe do të përshpejtojë zbatimin.
Burime nga Komisioni theksuan se bizneset e vogla dhe të mesme investojnë për efikasitetin energjetik vetëm gjysmën e nivelit të ndërmarrjeve të mëdha. “Kjo nismë do të jetë thelbësore për të mbyllur hendekun e investimeve, për të thjeshtuar aksesin në financim dhe për të përshpejtuar zbatimin,” shtuan zyrtarët.

Arsimi profesional dual po zgjerohet/ Ministri Gonxhja: 16 shkolla profesionale, 7 degë të reja
Në vitin shkollor 2025- 2026, Arsimi Profesional Dual në Shqipëri po bën një hap të rëndësishëm, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin e shkollave dhe degëve që......

Edi Rama me kreun e NATO-s: Po rilindim industrinë ushtarake, Rutte: Shqipëria aleat i fortë
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së......

Siguria dhe mbrojtja, kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet ditën e sotme në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi mbahet në selinë e NATO-s......

Presidenti Trump vizitë në Britaninë e Madhe, ekonomia tema kryesore e bisedimeve
Presidenti i SHBA-së Donald Trump të martën në mbrëmje mbërriti për një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe. Në program: Bisedime me mbretin Charles III......

Rama në “laboratorin e Evropës”: Sfida e sotme është të forcojmë urat, jo ndarjet
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Kolegjin e Evropës në Bruzh, ku gjatë fjalës së tij pranoi se kishte pasur një hezitim për të ardhur. Ai e shpjegoi......

Shpenzimet e BE-së në Shqipëri dhe Malin e Zi/ Deputetët kontroll buxhetor në Tiranë e Podgoricë
Një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor, i udhëhequr nga Kryetari Niclas Herbst, do të vizitojë Shqipërinë dhe Malin e Zi nga 16 deri më 18......

Hotelet dhe pasuritë e paluajtshme kryesojnë shërbimet/ Në tremujorin e dytë të vitit të gjithë treguesit kanë shënuar rritje
Sipas Institutit të Statistikave, gjatë tremujorit të dytë të vitit pothuajse të gjithë treguesit e shërbimeve dhe prodhimit kanë shënuar rritje, ku më e......

Dhe sa duhet të presim për të hyrë në BE? - Hapja e kapitujve me Shqipërinë, më e shpejtë se me çdo vend tjetër të rajonit
Procesi i negociatave me Shqipërinë po zhvillohet më shpejt se me çdo vend tjetër të rajonit, pasi në një kohë tepër të shkurtër kemi arritur të hapim një......