Shqipëria Postuar më 17 Shtator 2025, 09:56

Arsimi profesional dual po zgjerohet/ Ministri Gonxhja: 16 shkolla profesionale, 7 degë të reja

Nga Ernilda Luzi

Arsimi profesional dual po zgjerohet/ Ministri Gonxhja: 16 shkolla profesionale,

Në vitin shkollor 2025- 2026, Arsimi Profesional Dual në Shqipëri po bën një hap të rëndësishëm, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin e shkollave dhe degëve që ofrojnë këtë model inovativ mësimor, i cili kombinon teorinë në klasë me praktikën në vendin e punës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thekson se 16 shkolla profesionale do të ofrojnë programe duale, nga 10 shkolla profesionale që ishin vitin e kaluar.

Gjithashtu, janë shtuar 7 degë të reja, të cilat i përgjigjen nevojave reale të tregut të punës dhe sektorëve në zhvillim të ekonomisë, sicc janë: Instalime elektrike; menaxhim logjistike dhe furnizimi; diagnostikë dhe menaxhim automjetesh; fashion design; menaxhim eventesh; shërbime ushqimi dhe akomodimi; si dhe energjia e rinovueshme.

Ky model arsimor do të bëjë të mundur që të rinjtë e përfshirë në një program profesional, të kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale. Këta të rinj nuk do të konsideron më vetëm si nxënës, por si nxënës-punonjës, ku angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi, do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale, si dhe çdo biznes do të kontribuojë me një përqindje të caktuar për trajnimin e këtyre të rinjve.

Synimi i këtij projekti është që praktika e nxënësve të mos bëhet më në ambientet e shkollës, por në ambientet e punës.

Regjistrimet vijojnë ende të jenë të hapura. Të gjithë nxënësit që përfundojnë klasën e 9-të, mund të regjistrohen në klasën e 10-të përmes portalit e-Albania ose të vizitojnë faqen zyrtare ëëë.aftesi.al për më shumë informacion rreth programeve dhe shkollave që ofrojnë arsimin dual.

.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat