Shqipëria Postuar më 5 Maj 2025, 13:18

Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat, detyrime për standardin ISO brenda 18 muajsh

Nga Ola Mitre

Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat,

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike të sektorit energjetik.

Ndryshimet përfshijnë përditësimin e referencave institucionale, zgjerimin e fushës së zbatimit të rregullores në sektorin e gazit natyror, përfshirjen e infrastrukturave të reja kritike dhe forcimin e masave të sigurisë kibernetike, ndërsa sipas ERE-s janë të domosdoshme për të siguruar përputhshmërinë me kuadrin e ri ligjor.

Gjithashtu, ato synojnë të harmonizojnë rregulloren me detyrimet kombëtare, duke përmbushur rekomandimet e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë dhe duke siguruar një treg të sigurt dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Një aspekt i rëndësishëm i ndryshimeve është detyrimi i operatorëve për certifikimin sipas standardit të sigurisë ISO 27001 brenda 18 muajve, duke rritur mbrojtjen efektive ndaj rreziqeve kibernetike. Këtu bëjnë pjesë Kurum International, Dragobia Energy, Prell energy, Power Elektrik Slabinje, Seka Hydropower, Devoll Hydropower dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Të njëjtin detyrim do e kenë edhe Operatoret e infrastrukturave te rëndësishme të informacionit, si: Operatori i Shpërndarjes se Energjise Elektrike, Termocentrali Vlorë dhe Hec Vlushe.

Sipas Entit Rregullator miratimi i këtyre shtesave dhe ndryshimeve është thelbësor për funksionimin e qëndrueshëm dhe të sigurt të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat