Shqipëria Postuar më 5 Maj 2025, 12:17

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë- Aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit, me njoftim të rëndësishëm

Nga Scan TV

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë- Aeroporti

Në datën 16 maj në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku pritet të marrin pjesë krerët e shteteve nga shumë vende të Bashkimit Europian. Gjatë dy ditëve, 15 dhe 16 maj, do të shtohen masat e sigurisë në Kryeqytet por edhe në disa rrugë kombëtare lidhëse, si dhe në aeroportin “Nënë Tereza”. Për këtë qëllim, aeroporti ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit që në këto dy ditë do të përdorin këtë aeroport.

“Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët: Më 15 dhe 16 maj Tirana do të presë samitin e komunitetit Politik Europian me pjesëmarrjen e liderëve nga gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve priten vonesa dhe trafik i rënduar. Pasagjerët q ë udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten 3 orë para fluturimit”, thuhet në njoftimin e aeroportit “Nënë Tereza”.

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë- Aeroporti

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe këtë fillim jave vijon të humbasë pikë pasi është blerë sot me 86.3 lekë dhe është shitur me 87.3 lekë në raport me javën që lamë pas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat