Bota Postuar më 5 Maj 2025, 09:32

Gazi amerikan “zgjidh” konfliktin tregtar me SHBA - BE shqyrton blerjen e më shumë mallrave amerikane për të hequr tarifat

Nga Kristi Ceta

Gazi amerikan “zgjidh” konfliktin tregtar me SHBA - BE shqyrton

Bashkimi Evropian po shqyrton propozimin e një rritjeje prej 50 miliardë dollarësh në blerjet evropiane të produkteve amerikane me qëllim zgjidhjen e "problemit" në marrëdhëniet e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara, tha për Financial Times Komisioneri Evropian i Tregtisë dhe kryenegociatori i Brukselit, Maros Sefcovic.

"Nëse e trajtojmë si një problem të një deficiti tregtar prej 50 miliardë eurosh, mund ta zgjidhim shumë shpejt me blerjen e gazit natyror të lëngshëm ose disa produkteve bujqësore, siç është soja," shpjegoi Sefcovic.

BE aktualisht po zhvillon negociata me administratën Trump për të siguruar heqjen e tarifave shtesë doganore të vendosura nga presidenti i SHBA-së.

Tarifat shtesë doganore të SHBA-së prej 25% janë zbatuar për makinat, aluminin dhe çelikun, si dhe tarifat "bazë" prej 10% për pothuajse të gjitha mallrat e tjera të importuara në tregun amerikan nga shtetet anëtare të BE-së.

Trump akuzon BE-në se mban qëllimisht deficitin e madh tregtar të SHBA-së, që sipas tij arrin në qindra miliardë dollarë. Megjithatë, Brukseli kundërshton duke thënë se deficiti tregtar i SHBA-së është shumë më i vogël, deri në 50 miliardë euro, nëse merren në konsideratë shërbimet që ofrojnë kompanitë amerikane në tregun evropian.

I pyetur në lidhje me tarifat prej 10%, komisioneri sllovak tha se Brukseli i konsideron ato në një "nivel shumë të lartë" dhe nuk do të pranonte një marrëveshje që do t'i mbante ato në fuqi.

“Do të jetë shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje dypalëshe që do të jetë pa dyshim e mirë dhe e pranueshme për shtetet tona anëtare dhe Parlamentin tonë Evropian", paralajmëroi Maros Sefcovic.

Negociatat tregtare janë përgjegjësi e Komisionit Evropian. Pasi të arrihet një marrëveshje, ajo duhet të miratohet nga 27 shtetet anëtare dhe të ratifikohet nga Parlamenti Evropian.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat