Amerika Postuar më 5 Maj 2025, 11:34

Trump, në mbrojtje të Hollivudit - Njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së

Nga Kristi Ceta

Trump, në mbrojtje të Hollivudit - Njofton tarifa 100% për filmat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi një tarifë 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së, duke thënë se industria vendase e filmit po përjeton një "vdekje shumë të shpejtë" për shkak të stimujve që shtetet e tjera po ofrojnë për të tërhequr regjisorë amerikanë.

"Kjo është një përpjekje e përbashkët nga kombet e tjera dhe, për këtë arsye, një kërcënim për Sigurinë Kombëtare. Ndër të tjera, është mesazh dhe propagandë", tha Trump në një postim në Truth Social.

Presidenti amerikan theksoi se po autorizonte agjencitë përkatëse qeveritare të SHBA-së, si Departamenti i Tregtisë, që të fillonin menjëherë procesin e vendosjes së një tarife 100% për të gjithë filmat e prodhuar jashtë vendit që më pas dërgohen në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick, duke postuar në rrjetin X tha: "Jemi duke punuar për këtë."

As Lutnick dhe as Trump nuk dhanë detaje mbi zbatimin. Nuk është e qartë nëse masa do të synojë kompanitë e prodhimit, të huaja apo amerikane, që prodhojnë filma jashtë vendit. Prodhimi i filmave dhe televizioneve në Los Angeles ka rënë me gati 40% gjatë dekadës së fundit, sipas FilmLA, një organizatë jofitimprurëse që gjurmon të dhënat e rajonit.

Ndërkohë, qeveritë në të gjithë botën kanë ofruar kredi tatimore dhe zbritje më bujare për të joshur prodhimet, si dhe për të kapur një pjesë më të madhe të 248 miliardë dollarëve që Ampere Analysis parashikon se do të shpenzohen globalisht në vitin 2025 në këtë sektor.

Postimi i Trump vjen pasi ai ka shkaktuar një luftë tregtare me Kinën dhe ka vendosur tarifa globale që kanë tronditur tregjet dhe kanë shtuar frikën e një recesioni në SHBA.

Një ish-zyrtar i lartë i Tregtisë dhe bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se hakmarrja kundër tarifave të filmave të huaj të Trump do të ishte shkatërruese.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe këtë fillim jave vijon të humbasë pikë pasi është blerë sot me 86.3 lekë dhe është shitur me 87.3 lekë në raport me javën që lamë pas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat