Shqipëria Postuar më 5 Maj 2025, 10:39

Në tre muaj, 223 ankesa për tenderët - Buxheti i shtetit përfitoi 13.4 milionë lekë nga tarifa financiare

Nga Diamila Leka

Në tre muaj, 223 ankesa për tenderët - Buxheti i shtetit

Në tre muajt e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 223 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në mars, janë përllogaritur 81 të tilla, çka tregon rritje krahasuar me dy muajt e tjerë. Por, duke e krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar, ky vit ka shënuar rritje, me 34 ankesa më shumë.

Por për çfarë janë ankuar në muaj mars më shumë operatorët ekonomikë?

Duke përllogaritur ankesat, sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimimi, 52 ankesa janë për vlerësim ofertash, 28 për Dokumentet Standarde të Tenderit, ndërsa 1 për të tjera.

Nga ana tjetër, duke i kategorizuar sipas llojit të kontratës, 40 janë për mall, 28 për shërbime dhe 13 janë për punë publike. Ndërkohë, pushteti vendor, vijon të kruyesojmë me numrin më të lartë të ankesave, nga ku llogariten 34 të tilla, 19 ankesa janë depozituar nga shkoqëritë aksionere, ndërsa pushteti qëndror dhe të pavarur janë 14 ankesa përkatësisht.

Në tre muaj, janë përllogaritur afërsisht 13.4 milionë lekë tarifa financiare për t’u derdhur në Buxhet të Shtetit në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit.

Por, në muajin mars rreth 18 milionë lekë janë tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi ndërsa tarifa financiare të kthyera ndaj operatorët ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë 10.8 milionë lekë.



Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe këtë fillim jave vijon të humbasë pikë pasi është blerë sot me 86.3 lekë dhe është shitur me 87.3 lekë në raport me javën që lamë pas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat