Shqipëria Postuar më 5 Maj 2025, 13:17

Sa ka arritur numri i Votës së Diasporës në KQZ? - Emigrantët e Greqisë duhet të dërgojnë zarfet zgjedhore deri në datë 6 maj

Nga Diamila Leka

Sa ka arritur numri i Votës së Diasporës në KQZ? -

Numri i zgjedhësve nga jashtë është 245 935 në total, e kësisoj, po po aq janë dërguar zarfe, ndërsa janë marrë nga zgjedhësit 221653 zarfe, dhe kanë mbërritur në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve 144783 zarfe. Por si paraqitet situata e kthimit të zarfeve zgjedhor nga shtetet e botës nga ku kanë otuar emigrantët shqiptarë?

Referuar të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nga 91216 zgjedhës të miratuar në Itali, deri në orët e mesditës së 5 majit, kanë mbërritur 63220 zarfe, ose 25.7%. Në Gjermani janë 25491 zgjedhës të miratuar, edhe kanë mbërritur në KQZ 18193 zarfe zgjedhore.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 20646 zgjedhës të miratuar, kanë mbërritur 14427 zarfe zgjedhore në KQZ.

Por, një diferencë e madhe shihet në shifrat e zarfeve zgjedhore të Greqisë, nga numri i zgjedhësve të miratuar i cili është 68380 në total, dhe numrit të zarfeve të mbërritura i cili është 23640 deri më tani.

Ndërkohë, referuar njoftimeve të fundit, për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, por jo në ishuj, nga kjo e hënë, deri të premten, datë 9 maj, pikat e shërbimit postar të DHL, do të funksionojnë me orar të zgjatur. Sipas njoftimit, për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në ishujt e Greqisë, për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën përtej 24 orëve ttë ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet në pikat e shërbimit postar të DHL, SPEEDEX ose Courier Center, është dita e martë 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat