Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2026, 17:03

Risigurimi tek kompanitë europiane, Shqipëria ka 1.5 miliardë euro kapacitet për katastrofat

Nga SCAN TV

Risigurimi tek kompanitë europiane, Shqipëria ka 1.5 miliardë

Nga 5 deri më 9 shtator 2026, Monte Karloja ishte qendra e tregut global të sigurimeve dhe risigurimeve, me zhvillimin e edicionit të 68-të të Rendez-Vous de Septembre (RVS). Në këtë aktivitet ndërkombëtar morën pjesë rreth 3,700 profesionistë nga90 vende, mes tyre drejtues të kompanive të sigurimit dhe risigurimit, brokerë, menaxherë rreziku, këshilltarë financiarëdhe profesionistë të tjerë të industrisë.

Gjatë takimeve në Monte Karlo, përfaqësuesit shqiptarë të industriesë së sigurimeve patën takime të drejtpërdrejta me mbi njëzetë drejtues të kompanive më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit, si dhe me brokerët më të mëdhenj globalë.

Një prej çështjeve kryesore të diskutuara ishte mundësia e krijimit të një skeme më të gjerë mbulimi për katastrofat natyrore në Shqipëri, duke përdorur përvojën dhe burimet e tregut ndërkombëtar të risigurimit. Sipas diskutimeve paraprake, është vërejtur një hapësirë risigurimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh për kompanitë lokale të sigurimit, për të cilën drejtuesit kanë hyrë në bisedime konkrete.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat