Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon shtetin shqiptar

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se procesi negociatave me Bashkimin Europian rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit.
Në një takim informues mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian, Rama vlerësoi se “Shqipëria po ecën pa u ndalur, me hapa konkretë dhe të sigurt për të përmbushur reformat që na përafrojnë me standardet europiane”.
Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që edhe opinioni publik ta ketë një ide për gjithë kompleksitetin e kësaj përpjekje të madhe kombëtare.
“Ajo që flitet në publik është shumë shumë, shumë e reduktuar, ose shumë bazike ose tërësisht pa lidhje me këtë proces. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë dhe realisht është për t’u përgëzuar gjithë skuadra e negociatave”, tha Rama, ndërsa solli në vëmendje takimet e zhvilluara nga ministrat në Bruksel.
Sipas kreut të qeverisë, “procesi ka një dobi të jashtëzakonshme dhe është i pazëvendësueshëm”.
“Shpeshherë tendenca e përgjithshme është të shikohet anëtarësimi në BE në mënyrë shumë të sipërfaqshme dhe mos të kuptohet se në të vërtetë ky proces është historik se transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve të shtetit një fuqi dhe kapacitete që nuk e kanë pasur kurrë në historinë tonë”, u shpreh Rama.
Rritja e kapaciteteve institucionale, sipas tij, sjell dhe forcim të rendit ligjor në të gjitha aspektet, jo thjesht në ushtrimin e pavarur gjyqësor por në aspektin e ushtrimit të pushtetit të çdo institucioni në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të të drejtave të qytetarëve.
Dhuka: Kalojmë në fazën e mbylljes së kapitujve, puna shtrihet në 157 institucione
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka u shpreh sot se Shqipëria është në rrugën e duhur drej familjes evropiane për të përmbyllur kushtet......
Kapitali i huaj “largohet” nga fabrikat, drejtohet te shërbimet/ Ndërmarrjet e huaja po zgjerohen më shumë në tregti, akomodim dhe shërbime të tjera
Struktura e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në Shqipëri po tregon gjithnjë e më qartë një zhvendosje nga aktivitetet prodhuese drejt shërbimeve. Të......
Bankat japin më shumë hua për bizneset/ Kredia e re në shkurt arriti në 30.3 miliardë lekë me një zgjerim prej 5.7%
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 946.8 miliardë lekë në Shkurt të vitit 2026, me një rritje të......
Mbi 30 vite punë për të blerë një banesë - Shteti do të vijojë garantimin e kredisë për mësuesit
Kryeministri Edi Rama njoftoi së fundmi se do të vijojë programin që shteti të garantojë kredi për blerje banese për policët, mësuesit, mjekët dhe......
“Frenohen” kursimet e shqiptarëve - BSH: Tkurrje modeste në lekë dhe valutë, por sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm
Pas rritjes së fortë në fillim të vitit, kursimet e shqiptarëve shfaqin shenjat e para të një ftohjeje të lehtë. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka......
Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së......
Cilët janë sektorët me më shumë shkelje në punë? - Rriten me 40% inspektimet nga ankesat. Tirana kryeson
Gjatë vitit 2025, Inspektoriati i Punës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të inspektimeve të nisura si rezultat i denoncimeve dhe ankesave nga qytetarët.......
Pagë e 13-të për punonjësit e administratës - Qeveria e Kosovës miraton vendimin. Hyn në fuqi të martën
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Kryeministri, Albin Kurti tha se ky vendim......


