Qeveria do të marrë më pak borxh të brendshëm - Planifikohen 67.2 mld lekë emetime të titujve qeveritarë në tremujorin e tretë
Qeveria shqiptare planifikon të marrë 67.2 miliardë lekë borxh të brendshëm në tremujorin e tretë. Ministria e Financave ka publikuar kalendarin, sipas të cilit në muajin korrik pritet të jetë vlera më e lartë e emetimeve të titujve qeveritarë.
Konkretisht, në korrik parashikohet të emetohen 24.8 miliardë lekë tituj qeveritarë, në maj rreth 23.6 miliardë lekë, ndërsa në shtator vetëm 18.8 miliardë lekë.
Në krahasim me tremujorin e parë dhe të dytë ku huamarrja e brendshme e qeverisë kapte vlerën e 132.5 miliardë dhe 100 miliardë lekëve, borxhi në tregun e brendshëm rezulton të jetë dukshëm më i ulët në tremujorin e tretë.
Lloji më i emetuar i titujve qeveritarë janë obligacionet, me një sërë rihapjesh gjithashtu, por nuk mungojnë as bonot 12-mujore që ishin instrumenti më i emetuar në tremujorin e dytë. Pavarësisht se obligacionet do të emetohen më shpejt, bonot 12-mujore do të emetohen në shuma më të larta, të cilat kapin një maksimum prej 7.8 miliardë lekësh në muajin korrik.
Ndërkohë, Ministria e Financave ka nisur gjatë këtij viti emetimin e një instrumenti të ri afatgjatë, obligacionet 20-vjeçare si testim tregu. Ky instrument është emetuar fillimisht në muajin janar për t'u rihapur në mars, ndërsa është emetuar për herë të dytë në muajin qershor për t'u rihapur në shtator.
Bazuar mbi planin vjetor të huamarrjes, totali i emetimeve pritet të jetë rreth 356.40 mld lekë gjatë vitit 2025. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë sërish bono thesari 12-mujore. Gjatë vitit 2025 do të maturohen në total rreth 306.41 mld lekë, prej të cilave 197.34 mld lekë bono thesari dhe 109.07 mld lekë obligacione.

Ndërtimi i “autostradave” energjetike - Projektet / Nga linja me Maqedoninë e Veriut, te Greqia dhe kabllon nënujore me Italinë
Shqipëria po përshpejton ndërtimin e linjave të interkonjeksionit me vendet fqinje, ndërkohë që sektori i energjisë elektrike mbetet i varur nga burimet......

Në “shënjestër” punonjësit e pa deklaruar në turizëm - Plani i Tatimeve/ S’ka më paga minimale, analizë sipas kategorisë së punësimit
Administrata tatimore do të ketë në fokus këtë sezon turistik, veç deklarimit real të pagave sipas referencës së vendosur nga ky insitucion, edhe rritjen e......

Më pak biznese greke dhe italiane në vend/ Kosova dhe Turqia “përforcuan” praninë e tyre në vitin 2024
Në Shqipëri, ndërmarrjet me pronarë ose bashkëpronarë të huaj përbëjnë 5.3% të totalit të bizneseve aktive në vend. Megjithatë, ndikimi i tyre në tregun e......

Turizmi kulturor/ Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të huaj në 5 muajt e parë të vitit!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat të cilat flasin qartë për rritjen e vizitueshmërisë që nga kalatë......

Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/ Hasani: Bashkëpunimi rajonal, themel për integrimin në BE!
Shqipëria përmbyll me sukses Presidencën e saj të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) për periudhën korrik 2024–qershor 2025, me moton......

Grekët nuk paguajnë taksat - 3 miliardë euro detyrime në katër muajt e parë të vitit
Familjet dhe bizneset greke nuk kanë paguar detyrimet tatimore në një vlerë totale prej 3 miliardë euro në katër muajt e parë të vitit. Numri i debitorëve u......

Kumbaro në Shëngjin: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit. E shoqëruar nga......

Shifra/ Sa shpenzojnë shqiptarët për sigurime? - Raporti i Xprimm: Shumë më pak se Kosova dhe rajoni!
Shqiptarët janë populli që shpenzon më pak për t'u siguruar në të gjithë Evropën Qendrore dhe Juglindore. Sipas shtëpisë publikuese Xprimm, një shqiptar ka......