Kumbaro në Shëngjin: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.
E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ministrja Kumbaro u informua mbi menaxhimin e vijës bregdetare, ndërsa u shpreh se “me rregulloren e re kemi shtuar sipërfaqen e detyrueshme të plazheve, 30% dhe 100 metra plazh publik në çdo kilometër vijë bregdetare”.
Po ashtu, Kumbaro bëri të ditur se “bashkitë sivjet kanë shtuar në hartat e bëra në shtator edhe hapësirat publike, për shkak se mundësinë për plazhe private nga ky vit ua japim vetëm subjekteve të cilat kanë një hotel”.
“Nuk mund të jenë shezlonët dhe çadrat biznes kryesor. Në llogaritë që po bëjmë tani, rreth 50% të plazheve në nivel kombëtar i kemi publike. Në disa bashki si Shkodra, shkon edhe mbi 60%. Nga viti në vit ne përmirësojmë edhe shërbimin publik, qoftë nga bashkia qoftë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me të cilën kemi dyfishuar forcat për të bërë pastrimin e vijës së plazheve në gjithë bregdetin, me përjashtim të bashkisë Lezhë e cila ka krijuar një model të vetin të mirëmbajtjes dhe pastrimit të plazheve”, theksoi Kumbaro.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, sqaroi modelin e menaxhimit publik të disa prej plazheve nga ana e bashkisë.
“Bashkia ka vendosur çadra për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të marrin në shërbim shezlone kundrejt një pagese të përballueshme dhe duke prerë kuponin tatimor, krahas hapësirave publike për pushuesit që kanë çadrat e tyre”, tha ai.
Kumbaro u takua edhe me përfaqësues të Policisë së Lezhës ku e vlerësoi shumë të rëndësishëm komunikimin dhe bashkëpunimin për mbarëvajtjen dhe sigurinë e sezonit turistik.
“Ne do të kemi nevojë për mbështetjen e Policisë së Shtetit sidomos në dy aspekte, zaptimin e plazheve dhe sfidën me pastërtinë. Kushdo që shkel rregullat për mirëmbajtjen e mjedisit, përveç policisë bashkiake për aplikimin e gjobave, vërejtjeve e deri në mbyllje të biznesit, do të kemi në krah edhe Policinë e Shtetit sepse është viti me fluksin turistik më të lartë që ne kemi pasur ndonjëherë”, tha ajo.

Shifra/ Sa shpenzojnë shqiptarët për sigurime? - Raporti i Xprimm: Shumë më pak se Kosova dhe rajoni!
Shqiptarët janë populli që shpenzon më pak për t'u siguruar në të gjithë Evropën Qendrore dhe Juglindore. Sipas shtëpisë publikuese Xprimm, një shqiptar ka......

Varfëria e pensionistëve në Europë: Cilat vende kanë normat më të larta?
Në shumicën e vendeve europiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vjeç janë më të ulëta se ato të popullsisë së përgjithshme, sipas OECD-së. Në disa......

BEI mbështet lidhjen energjetike Spanjë-Francë - Investon 1.6 miliardë euro për projektin nënujor midis vendeve
Banka Evropiane e Investimeve do të mbështesë një ndërlidhës të planifikuar të energjisë midis Spanjës dhe Francës me një investim prej 1.6 miliardë eurosh.......

Kontrolle bizneseve në zonat me fluks turistik - Në fokus informaliteti, si dhe kushtet e punës
Zyrtarisht në sezon turistik, e dita ditës flukset e turistëve përqëndrohen në zonat më të vizituara të Shqipërisë. Ndërsa Inspektiorati i punës vijon......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Rënie e fortë për monedhat e huaja!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës nga java që lamë pas duke e nisur edhe këtë javë negativisht pasi është blerë këtë mëngjes me......

Rreth 25% e mjeteve ngelin në kontrollin teknik - Shifrat zyrtare, mbi 3 mijë janë çregjistruar në janar-maj
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën Janar-Maj 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik......

Pensionistë, por në “lëvizje”/ Puna pas daljes në pension është më e zakonshme tek të vetëpunësuarit
Sipas të dhënave të Eurostat, në Bashkimin Europian, rreth 56.4% e pensionistëve të vetëpunësuar vazhduan të punojnë pas marrjes së pensionit të pleqërisë.......

Çmimet globale të naftës, të paqëndrueshme - Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran lëkund tregun dhe perspektivën
Çmimet e naftës ishin të paqëndrueshme të hënën, pasi u rritën me 7% të premten, ndërsa sulmet e rinovuara nga Izraeli dhe Irani gjatë fundjavës rritën......