Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2025, 12:26

Turizmi kulturor/ Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të huaj në 5 muajt e parë të vitit!

Nga Edel Strazimiri

Turizmi kulturor/ Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat të cilat flasin qartë për rritjen e vizitueshmërisë që nga kalatë madhështore, muzetë plot histori, e deri tek parqet arkeologjike që magjepsin çdo vizitor.

Prej janarit e deri në maj të këtij viti, monumentet e kulturës e objekte të trashëgimisë kulturore u vizituan prej 382,036 persona. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, kjo shifër është 17% më e lartë.

Listën e destinacioneve më të vizituara e kryesojnë Muzetë Kombëtarë me 133,862 vizitorë. Më pas vijonë Parqet Arkeologjike me 174,661 vizitorë, si edhe 74,513 vizitorë në Kala dhe Monumente.

Turizmi kulturor/ Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të

“Trashëgimia jonë kulturore, nga muzetë te parqet arkeologjike e kalatë që ruajnë shpirtin e historisë shqiptare, kanë mirëpritur në 5-mujorin e parë të këtij viti, 382,036 vizitorë vendas dhe të huaj, një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2023”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Sitet kulturore në janar-shtator 2024 patën 40% më shumë turistë të huaj dhe 31% më shumë vizitorë vendas.

Listën e destinacioneve më të vizituara e kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 196,515 vizitorë. Pas saj renditet Parku Kombëtar i Butrintit me 127,753 vizitorë dhe në vend të tretë për nga vizitueshmëria qëndron Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë me 100,874 vizitorë.

Turizmi kulturor/ Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat