Shqipëria Postuar më 1 Maj 2025, 13:52

“Programi ynë për çdo shqiptar” - Berisha në Belsh: Synojmë të ndryshojmë jetën për mirë të çdo qytetari

Nga Hamit Yzeiraj

“Programi ynë për çdo shqiptar” - Berisha në

Duke folur në një takim me banorë të Belshit dhe Cërrikut, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh programi i aleancës PD-ASHM është për çdo shqiptar, jeta e të cilit do të ndryshojë për mirë.

Miqtë e mi, unë vij sot tek ju për të parashtruar projektin tonë,  i cili ka dy qëllime madhore. Së pari, t’u kthejë paratë ju, qytetarëve shqiptarë, t’u kthejë taksat ju në rroga, pensione, mbështetje ekonomike, mbështetje papunësie, shërbime shëndetësore, shërbime arsimore, infrastrukturë. Së dyti, një mundësi të re për secilin prej jush. Në këtë mënyrë ne jemi të bindur se ecim drejt Dumresë madhështore, Cërrikut madhështor, Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore. Ndaj dhe ne në 100 ditët e para, ua them këtu, ne betejën më të egër me të këqijat që kanë zënë këtë vend do e kemi 100 ditët e para. Do i mundim ato.

Berisha theksoi se, me realizimin e këtij programi nxjerrim jashtë varfërisë ekstreme çdo qytetar shqiptar, përjashtojmë nga Shqipëria mjerimin.

Në Shqipëri nga viti 2013 deri në vitin 2024, çmimet janë rritur 250 përqind. Shkoni blini bukën sot, sa e merrni qumështin sot, po mishin? E merrnit 700 lekë, tani e merrni 1700 lekë. Pra, ekonomistët kanë llogaritur se për të blerë ato që blinit me pensionin 143 mijë lekë, për të blerë sot duhet një pension 390 mijë lekë se çmimet janë rritur shumë. Kjo detyroi me qindra mijëra familje t’u thonë fëmijëve ikni se nuk del sofra, merrni rrugët e dheut. Sot ndodh që qindra mijëra pensionistë nuk marrin dot ilaçet. A merren ilaçen me 140 mijë lekë? Ata ose kafshatën, ose ilaçet. Ose qiraja.

Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se do adaptojë listën e rimbursimit që ka Italia, ndërsa çdo pensionist mund të kryejë analiza të plota në vit dy herë falas, të garantuara nga shteti.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat