Ukraina, SHBA nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet - Pakti përfshin burimet natyrore të Kievit, rindërtimin e vendit
Kievi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje të promovuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, që do t'u japë Shteteve të Bashkuara akses preferencial për mineralet dhe do të financojë investimet për rindërtimin e Ukrainës.
Të dyja vendet nënshkruan marrëveshjen pas muajsh negociatash të tensionuara, me pasigurinë që pluskonte deri në momentin e fundit.
Pakti është thelbësor për të përmirësuar lidhjet e Kievit me Trump dhe Shtëpinë e Bardhë, që u përkeqësuan pasi ai mori detyrën në janar. Zyrtarët ukrainas kanë shpresuar se marrëveshja do të sigurojë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për mbrojtjen e vendit kundër Rusisë. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Zëvendëskryeministrja e Parë ukrainase, Yulia Svyrydenko, u panë duke nënshkruar marrëveshjen në një foto të postuar në rrjetin X, ku thuhej se ky hap "sinjalizon qartë angazhimin e Administratës Trump për një Ukrainë të lirë, sovrane dhe të begatë".
Svyrydenko shkroi se pakti parashikon që Uashingtoni të kontribuojë në fondin e ndihmës.
"Përveç kontributeve të drejtpërdrejta financiare, SHBA mund të ofrojë edhe ndihmë të re, si për shembull sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën", tha ajo. Uashingtoni nuk e trajtoi drejtpërdrejt këtë sugjerim.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë donatori më i madh ushtarak i Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022, me një ndihmë prej më shumë se 64 miliardë eurosh, sipas Institutit Kiel në Gjermani.
Para nënshkrimit, Trump përsëriti se SHBA duhet të marrë diçka mbrapsht për ndihmën ndaj Kievit, duke nënkuptuar depozitat e shumta të mineraleve të rralla.
Duke njoftuar marrëveshjen, Thesari i SHBA-së nënvizoi se partneriteti njeh "mbështetjen e konsiderueshme financiare dhe materiale që populli i Shteteve të Bashkuara i ka ofruar Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë".
Svyrydenko theksoi se marrëveshja i lejon Ukrainës të "përcaktojë se çfarë dhe ku të nxjerrë nga nëntoka" dhe se kjo do të mbetet në pronësi të Ukrainës.
Vendi është i pasur me burime natyrore, duke përfshirë metale të tokës së rrallë, që përdoren për elektronikën e konsumit, automjetet elektrike dhe aplikimet ushtarake. Ukraina gjithashtu ka rezerva të mëdha të hekurit, uraniumit dhe gazit natyror.
Miniera globale e metaleve të rralla aktualisht dominohet nga Kina, e cila është e përfshirë në një luftë tregtare me SHBA-në pas rritjes së ndjeshme të tarifave nga Trump.
Svyrydenko tha se Ukraina nuk ka detyrime borxhi ndaj Shteteve të Bashkuara sipas marrëveshjes, një pikë kyçe në negociatat e gjata midis dy vendeve. Sipas saj, pakti përputhej me kushtetutën e Kievit dhe fushatën për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Sondazh

Rritja e taksave të cigareve u shpëton jetën fëmijëve - Sipas studimit, masat mund të shmangin 281,000 vdekje në vit
Më shumë se një çerek milioni vdekjesh tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mund të ishin shmangur në vendet me të ardhura të ulëta në një vit të vetëm, nëse ato......

Më shumë “liri” për shpenzimet e mbrojtjes -16 shtete të BE-së kërkojnë fleksibilitet për të forcuar ushtrinë
Më shumë se gjysma e vendeve në Bashkimin Evropian planifikojnë të aktivizojnë një klauzolë emergjence që u lejon atyre të bëjnë investime për mbrojtjen......

Sa biznese të reja u hapën në Shqipëri?- Kryeson tregtia me pakicë, rritje progresive në 4 vitet e fundit
Performanca pozitive e ekonomisë shqiptare përgjatë këtij vitit që lamë pas është reflektuar edhe në ndërmarrjen e iniciativave të reja private nga ana e......

Projekti më i madh në botë i shkrirjes bërthamore - Nisma e përbashkët e 30 shteteve synon prodhimin e energjisë së pastër
Shkencëtarët që po punojnë me projektin më të madh në botë të shkrirjes bërthamore kanë përfunduar sistemin kryesor të magneteve. Ky sistem do të furnizojë......

Titujt e qeverisë “humbasin” shkëlqimin?- AMF: Rreth 34.6% më pak transaksione në tregun primar gjatë tremujorit të parë
Më pak individë kanë shfaqur interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione gjatë tre muajve të parë të 2025. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......

PBB e Eurozonës tejkalon pritshmëritë - Irlanda udhëheq rritjen e bllokut të euros në tremujorin e parë të 2025
Ekonomia e eurozonës u zgjerua me 0.4% në tremujorin e parë të vitit 2025, sipas shifrave paraprake të publikuara nga Eurostat. Rezultati, që shënon......

Britania ndjek shembullin e SHBA-së Përcakton rregullore të re që u hap rrugën kriptovalutave
Britania e Madhe do të krijojë rregullore të detyrueshme për kriptovalutat, njoftoi ministrja e financave Rachel Reeves. Qeveria sinjalizoi se do të......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore? – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar një rikuperim të lehtë të vlerës këtë fillim muaji teksa është blerë sot në raport me dje me 86.4 lekë dhe është shitur me......