Shqipëria Postuar më 1 Maj 2025, 09:41

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore? – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore? – Rikuperojnë Dollari,

Dollari amerikan ka regjistruar një rikuperim të lehtë të vlerës këtë fillim muaji teksa është blerë sot në raport me dje me 86.4 lekë dhe është shitur me 87.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon të qëndrojë stabël edhe këtë mëngjes duke u blerë sot me 98.2 lekë dhe duke u shitur me 99 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga një ditë më parë.

Franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e këtij 1 maji duke u blerë sot me 104.3 lekë dhe duke u shitur me 105.3 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rritje të vlerës këtë të enjte teksa e nis muajin pozitivisht duke u blerë sot me 115 lekë dhe duke u shitur me 116.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat