Punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës/ Balluku: Do respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj!
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi sot punimet në kantierin e aeroportit të Vlorës. Balluku tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
“Duket kulla e përfunduar, por ka akoma skela edhe terminale duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe. Gëlon ky kantier, këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e në aeroporti ndërkombëtar. Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat, të mos kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra. Kemi një komponentë tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil. Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune”, tha ajo.
Duke e cilësuar si një pikë shumë të rëndësishme, që do të ndihmojë në ekonominë dhe turizmin e vendit, Balluku shtoi se do të përmbushen të gjitha afatet dhe standardet për ndërtimin e aeroportit dhe se fluturimi i parë do jetë më 8 maj.
“Kjo është industria e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve europiane. Do të jetë një nga pikat e zhvillimit ekonomik dhe të truizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, u shpreh Balluku.
Sondazh

Ndërprerjet e energjisë “paralizojnë” ekonominë iberike - Kompanitë spanjolle e portugeze llogarisin kostot pas normalizimit të situatës
Ndërsa fabrikat, dyqanet dhe hotelet në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë u rikthyen gradualisht në normalitet, pas një ndërprerjeje masive energjie,......

A mundet që euro të bëhet globale? - Me dollarin që “lëkundet”, politikëbërësit europianë kanë një mundësi të artë
Monedha e parë rezervë e Europës ishte tetradrahmi, mbi të cilin ishte gdhendur një buf. Simboli i mençurisë kishte për qëllim të frymëzonte besim tek......

Katastrofat natyrore “përmbytin” ekonominë - Dëmet mund të arrijnë 145 miliardë dollarë në vitin 2025
Sipas një analize të re nga Instituti Swiss Re, dëmet e siguracioneve nga katastrofat natyrore në nivel global mund të arrijnë në 145 miliardë dollarë këtë......

Portal Sektorial për Eksportet - Kërkesat e Këshillit të Investimeve: Strategji kundër ekonomisë informale
Këshilli i Investimeve, një organ i ngritur për përmirësimin e klimës së të bërit biznes me qëllim rritjen e investimeve në vend, ka publikuar së fundmi......

Artizanati shqiptar nga tradita në modernitet - Nga qeleshja, te filigrani. Gonxhja: Kemi një ndër thesaret e trashëgimisë
Artizanati shqiptar nga tradita në modernitet, është pasqyruar në Zanart, në panairin ku janë demonstruar produktet autentike shqiptare. Ministri i......

Trump “mbron” vendimet e 100 ditëve të para - Amerikanët, të shqetësuar nga tensionet tarifore dhe recesioni
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi atë që e përshkroi si një seri fitoresh të mëdha ekonomike dhe sulmoi me forcë demokratët, duke përfshirë......

Linja 400 kV me Maqedoninë e Veriut - Hapet tenderi për segmentin maqedonas, rritje e kapacitetit ndërkufitar të transmetimit
Operatori maqedonas i Sistemit të Transmetimit, MEPSO ka shpallur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e linjës energjetike Ohër – Bitola, pjesë e linjës së......

Më shumë qytetarë po sigurojnë jetën - AMF: Në tremujorin e parë 2025, kontratat e lidhura u rritën me 31%
Tregu i sigurimeve ka përjetuar rritje në tremujorin e parë të 2025, si për sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe numrit të kontratave të......