Rritja e taksave të cigareve u shpëton jetën fëmijëve - Sipas studimit, masat mund të shmangin 281,000 vdekje në vit
Më shumë se një çerek milioni vdekjesh tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mund të ishin shmangur në vendet me të ardhura të ulëta në një vit të vetëm, nëse ato do të kishin rritur taksat e tyre ekzistuese të cigareve, ka zbuluar një analizë e re.
Ekspozimi ndaj tymit mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve të vegjël, duke përkeqësuar astmën, duke dëmtuar funksionimin e mushkërive të tyre dhe duke i bërë foshnjat më të prekshme ndaj sindromës së vdekjes së papritur (SIDS).
Ky ekspozim mund t'i prekë ata edhe para se të lindin, pasi rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe të peshës së ulët të lindjes.
Për të ndihmuar në uljen e shkallës së pirjes së duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që vendet të taksojnë cigaret me një normë prej 75 përqind të çmimit të tyre me pakicë. Por pak vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme e kanë realizuar këtë.
Sipas vlerësimeve të reja, të cilat u botuan në revistën The Lancet Public Health, rreth 281,000 vdekje te fëmijët nën moshën pesë vjeç mund të ishin shmangur me taksat e cigareve në nivelin 75%, që është 6% e 4.7 milionë fëmijëve të vegjël që vdiqën në vitin 2021.
Studimi zbuloi se taksat më të larta mbi cigaret do të rrisnin shkallën e mbijetesës së fëmijëve më shumë te njerëzit me të ardhura të ulëta sesa te bashkëmoshatarët e tyre më të pasur, duke zvogëluar pabarazitë në vdekjet e fëmijëve në këto rajone.
Por deri në vitin 2020, vetëm 10 nga 94 vendet në studim kishin rritur detyrimet e cigareve në të paktën 75% të vlerës së tyre me pakicë.
Shmangia e 74,000 vdekjeve në familjet më të varfra
Në 84 vendet e mbetura, rritja e taksave mund të shmangte gati 70,000 vdekje të fëmijëve në familjet më të varfra dhe më shumë se 36,000 vdekje në grupet më të pasura në vitin 2021, tregojnë vlerësimet.
Por faktorë të tjerë janë kontribuues më të mëdhenj në vdekshmërinë e fëmijëve nën pesë vjeç në vendet me të ardhura të ulëta, si sëmundjet infektive apo ato që përhapen nga mushkonjat.
Disa nga të njëjtët autorë kishin vërtetuar më parë se si rritja e çmimeve të cigareve mund të ndikonte në vdekshmërinë foshnjore në të gjithë globin, dhe konkretisht në 23 vende të Bashkimit Evropian. Në të dyja rastet, ata zbuluan se çmimet më të larta treguan se më shumë foshnja mbijetuan pas ditëlindjeve të tyre të para.
Sondazh

Më shumë “liri” për shpenzimet e mbrojtjes -16 shtete të BE-së kërkojnë fleksibilitet për të forcuar ushtrinë
Më shumë se gjysma e vendeve në Bashkimin Evropian planifikojnë të aktivizojnë një klauzolë emergjence që u lejon atyre të bëjnë investime për mbrojtjen......

Sa biznese të reja u hapën në Shqipëri?- Kryeson tregtia me pakicë, rritje progresive në 4 vitet e fundit
Performanca pozitive e ekonomisë shqiptare përgjatë këtij vitit që lamë pas është reflektuar edhe në ndërmarrjen e iniciativave të reja private nga ana e......

Projekti më i madh në botë i shkrirjes bërthamore - Nisma e përbashkët e 30 shteteve synon prodhimin e energjisë së pastër
Shkencëtarët që po punojnë me projektin më të madh në botë të shkrirjes bërthamore kanë përfunduar sistemin kryesor të magneteve. Ky sistem do të furnizojë......

Titujt e qeverisë “humbasin” shkëlqimin?- AMF: Rreth 34.6% më pak transaksione në tregun primar gjatë tremujorit të parë
Më pak individë kanë shfaqur interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione gjatë tre muajve të parë të 2025. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......

PBB e Eurozonës tejkalon pritshmëritë - Irlanda udhëheq rritjen e bllokut të euros në tremujorin e parë të 2025
Ekonomia e eurozonës u zgjerua me 0.4% në tremujorin e parë të vitit 2025, sipas shifrave paraprake të publikuara nga Eurostat. Rezultati, që shënon......

Britania ndjek shembullin e SHBA-së Përcakton rregullore të re që u hap rrugën kriptovalutave
Britania e Madhe do të krijojë rregullore të detyrueshme për kriptovalutat, njoftoi ministrja e financave Rachel Reeves. Qeveria sinjalizoi se do të......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore? – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar një rikuperim të lehtë të vlerës këtë fillim muaji teksa është blerë sot në raport me dje me 86.4 lekë dhe është shitur me......

Centrale diellore në Fier dhe Kolonjë - Qeveria miraton projektet me fuqi 54 MW, 2% të energjisë do ia japin falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 centraleve diellore në Povelçë të Fierit dhe në Bashkinë e Kolonjës, me kapacitet total të instaluar prej 54 MW. Sipas......