Shqipëria Postuar më 1 Maj 2025, 12:12

Zgjerimi i Kaskadës së Devollit - Studimi i fizibilitetit, shoqëria: Detajet e projektit për ujëmbledhës me stacion pompimi

Nga Ola Mitre

Zgjerimi i Kaskadës së Devollit - Studimi i fizibilitetit,

Shoqëria “Devolli Hydropower” ka përfunduar studimin e fizibilitetit për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi në pjesën e sipërme të lumit Devoll, që synon të rrisë kapacitetet rezervuese dhe balancuese të energjisë.

Përfaqësuesit e kompanisë bënë publike pak ditë më parë detajet e projektit, që sipas tyre do të jetë me rezervuar të vogël, me kapacitet 25 mln m3. Për të kuptuar madhësinë e rezervuarit u soll në vëmendje ai i Moglicës, që ka një kapacitet ujëmbledhës prej 280 mln m3 ujë. Ndërkaq, projekti parashikon që e gjithë infrastruktura, së bashku me agregaët do të jetë e pozicionuar nën shkëmb.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë studimi arrin në konkluzionin se projekti është rajonal, çka do të thotë se nuk synon vetëm nevojat e rezervës apo balancimit që do të ketë nevojë Shqipëria, por do të përmbushë nevojat që do të ketë Evropa Juglindore apo kontitenti evropian.

Po ashtu, gjatë prezantimit u bë me dije se kosto e projektit është 1.7 mld lekë.

Studimi i fizibilitetit erdhi pas shtesë së katërt e kontratës koncesionare për optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll dhe hidrocentraleve që tashmë janë ndërtuar, që u miratua nga Kuvendi në vitin 2023. Gjithsesi, në rast të finalizimit të projektit, në dokument nuk është përfshirë asnjë parashikim mbi përfitime që do i vijnë portofolit energjetik të Shqipërisë.

Kaskada e Devollit përbehet nga hidroecentralet e Banjës dhe Moglicës, që janë në prodhim. Kontrata fillesatre për ndërtimin e tyre u firmos në vitin 2008, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka pësuar 3 shtesa në vitet 2010, 2013 dhe 2015.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat