Shqipëria Postuar më 15 Maj 2025, 14:07

PPP-të prioritare, në filtër ndërsektorial - Drafti: Do ngrihet Komiteti i Përzgjedhjes, zgjerohen institucionet që mund të japin koncesione 

Nga Ola Mitre

PPP-të prioritare, në filtër ndërsektorial - Drafti: Do

Vendosja e prioriteteve dhe përcaktimi i projekteve koncesionare apo të partneritetit publik privat që meritojnë ekspertizë të specializuar do të bëhet nga një komiteti i posaçëm.

Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i nxjerrë për konsultim publik parashikon ndër të tjera ngritjen e Komitetit të Përzgjedhjes së Projekteve, si një organ administrativ kolegjial, që kryesohet nga Ministri i Ekonomisë dhe mbledh rreth tryezës ministrat e Financave, Infrastrukturës, Energjisë, Zhvillimit Urban e Mjedisit. Sipas relacionit shoqërues, ngritja e këtij organi siguron filtrin ndër-sektorial para nisjes së projekteve strategjike.

Komiteti fton, rast pas rasti, pa të drejtë vote, përfaqësues nga bota akademike, si dhe titullarët e autoritetit ose entit kontraktues, të cilët kanë fushë të veprimtarisë objektin e projektit të koncesionit/partneritetit publik privat, për të argumentuar kërkesën e tyre.

Drafti zgjeron edhe gamën e autoriteteve kontraktore, duke iu dhënë të drejtë shumë institucioneve për të lidhur kontratat koncesionare apo PPP. Kjo pasi, ligji aktual përcakton si autoritete kontraktuese ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore. Ndërkohë që, sipas draftit këtë të drejtë do e kenë edhe institucionet kushtetuese, si Kuvendi, Presidenca, Gjykata Kushtetuese, etj.; institucionet e pavarura si Avokati i Popullit, KLSH, KQZ, AMA, etj.; nstitucionet e tjera qendrore, sikurse janë ministritë dhe agjencitë shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, ku përfshihen bashkitë dhe njësitë administrative.

Ligji parashikon edhe shumë shtesa e ndryshime të tjera, që sipas relacionit synojnë krijimin e një kuadri të qartë, të qëndrueshëm dhe konkurrues për nxitjen e investimeve private nëpërmjet koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP).



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat