Shqipëria Postuar më 9 Gusht 2025, 10:53

Pensionet, nis zbatimi i njohjes së përiudhave kontributive automatikisht - Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension. Aplikimi, formulari e dokumentet

Nga Alida Lula

Pensionet, nis zbatimi i njohjes së përiudhave kontributive
Pas miratimit të igjit të ri 7/2025, i cili mundëson njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore si vite sigurimi për efekt pensioni, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin. Vitet e punës të kryera përpara vitit 1991 do të njihen automatikisht si periudha sigurimi, pa qenë nevoja që qytetarët të përballen me gjykata, padi apo pengesa burokratike që kanë rënduar shpesh mbi ta.

Ky ndryshim prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonominë shtetërore, në kooperativat bujqësore apo në ndërmarrjet e asaj kohe, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit ose procedurave, kanë mbetur jashtë skemës së drejtë të përfitimit të pensionit. Ky ligj synon të përfshijë një kategori të gjerë qytetarësh që kanë kontribuar, por nuk kanë përfituar pension të plotë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

PROCEDURA

. Nuk ka asnjë tarifë, aplikimi është falas.

. Kohëzgjatja e shqyrtimit është 1-2 muaj, në varësi të verifikimeve.

. Nëse kërkesa pranohet, pensioni përllogaritet nga data e dorëzimit të aplikimit.

. Nuk nevojitet gjyq, edhe nëse më parë është kërkuar me padi.

Ky ligj është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë sociale për mijëra qytetarë që meritojnë një pension të denjë për kontributin e tyre ndër vite. Për herë të parë, aplikimi për këtë njohje mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë pranë zyrës së Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, ku çdo qytetar ndihmohet për të plotësuar kërkesën dhe për të dorëzuar një set të thjeshtuar dokumentesh.

Formulari i aplikimit plotësohet në zyrë, me ndihmën e specialistit të ISSH-së dhe përfshin të dhënat personale të aplikuesit, si dhe një deklaratë të vetëdijshme që ai ose ajo nuk ka qenë i dënuar me vendim gjykate gjatë periudhës së pretenduar të punës.

DOKUMENTACIONI QË KËRKOHET:          

. Kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme

. Vërtetim i vendbanimit historik, dokument i cili merret në zyrën e gjendjes civile dhe tregon që gjatë viteve përkatëse ka punuar në atë qytet apo fshat.

Nëse nuk gjendet vërtetim i asaj kohe, mund të përdoret edhe një deklaratë noteriale nga të afërm ose dëshmitarë.

. Libreza e punës ose vërtetime pune (nëse ekzistojnë): Edhe nëse keni vetëm pjesë të fragmentuara të saj. Në mungesë, ISSH e verifikon vetë, bazuar në të dhënat nga ish-Ndërmarrjet Shtetërore, Komunat ose Arkivat.

. Deklaratë personale që nuk jeni dënuar me vendim gjykate( Kjo deklaratë bëhet me shkrim në zyrën e ISSH, bashkë me formularin)

. Në raste të caktuara, vërtetim që aplikimi është në proces gjyqësor ose administrativ (nëse po kërkoni rishikim të vendimit të mëparshëm).

Pensionet, nis zbatimi i njohjes së përiudhave kontributive Pensionet, nis zbatimi i njohjes së përiudhave kontributive Pensionet, nis zbatimi i njohjes së përiudhave kontributive

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat