“Pensionet, kryefjala e buxhetit” - Rama: 1.7 miliardë euro shpërndahen për 4 vjet, rriten pagat

Pensionistët do të jenë kryefjala e buxhetit të shtetit për vitin 2026, i cili konsiderohet si historik. Kryeministri Edi Rama prezantoi shtyllat kryesore të projektbuxhetin nga foltorja e Kuvendit, ku theksoi se janë 1.7 miliardë euro të cilat në 4 vite do të shpërndahen për mbi 721 mijë pensionistë. Sipas kryeministrit, një vëmendje më e madhe i është kushtuar edhe mbrojtjes sociale.
“Ky është një buxhet histori për PS pasi angazhon 1.7 miliardë euro rritjen për pensionistët në buxhet afatmesëm, dhe e mira e kësaj pune është se faktet mbeten dhe fjalët i merr era. Dhe ata që dëgjojnë njerëzit mund ti vërtetojnë. Sa më shumë të thuhet që ne nuk po rrisim pensionet, aq më shumë pensionistët do të binden që nuk ka asnjë alternativë tjetër në Shqipëri për nipërit e tyre dhe për ta përveç PS., vijojmë me mbrojtjen shoqërore, e cila arrin sot në 257 miliardë lekë ose me një rritje prej 11.6 miliardësh, 116 milionë euro. Kjo shumë për mbrojtjen sociale, është më shumë se sa dyfishi i mbrojtjes që kishin shqiptarët kur ne morëm detyrën. Më tutje, pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe do të jenë kryefjala e këtij mandati, por pa harruar edhe ata që vazhdojnë të jenë në skemën e ndihmës ekonomike, PAK dhe pa harruar edhe domosdoshmërinë për një qasje të re dhe një shtysë të re në aspektin e strehimit dhe duke mbetur besnikërisht pranë të gjitha familjeve të reja me vazhdimësinë e bonusit të bebes”.
Kryeministri nënvizoi si risi edhe rritjen e pagës minimale si dhe aplikimin e paketës së paqes fiskale për bizneset.
“Një tjetër zotim i dhënë në pranverë është rritja e pagës minimale cila që prej janarit do të jetë 500 euro dhe do të vazhdojë të rritet brenda mandatit të 4 me objektivin ambicioz që deri në fund të këtij mandati paga minimale në Shqipëri të jetë 700 euro. U fol këtu për një falje të madhe. Është e vërtetë. Është një falje fiskale që do ti bëhet gjithë sipërmarrjes, duke i dhënë mundësinë që të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra dhe duke lehtësuar marrëdhënie me administratën tatimore dhe kostot e tyre administrative, prandaj i ftoj sipërmarrjet të lexojnë me kujdes paketën tonë fiskale dhe ti referohen paqes fiskale”.
Sipas Kryeministrit, përherë të parë gjatë vitit të ardhshëm do të aplikohet edhe indeksimi periodik i pagës çdo dy vjet për administratën publike si dhe rritja e diferencuar të pagave me qëllim rritjen e standardit të jetesës për familjet shqiptare.
Sektori i teknologjisë, në rritje rekord - Raporti, mbi 22 mijë të punësuar dhe 210 milionë euro eksporte
Në Javën Globale të Sipërmarrjes u diskutua mbi raportin e tregut të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit. Sipas raportit, ky sektor ka njohur......
MIE: Raport mbi situatën e krijuar nga moti i keq dhe masat e marra nga strukturat përkatëse!
Reshjet me intensitet të lartë janë regjistruar në të gjithë territorin e vendit edhe përgjatë mbrëmjes të së martës dhe në orët e para të ditës së sotme.......
“Çdo biznes, detyrim të ketë POS për pagesat me kartë” - Ibrahimaj: Nga 2026, tregtarët të pajisen me të paktën një mjet elektronik
Çdo biznes do të jetë i detyruar të ketë të paktën një terminal POS, që t'i ofrojë klientit të tij mundësinë për të kryer pagesat me kartë. Në Forumin......
“Buxhet historik, 1,7 mld euro për pensionistët” - Kryeministri Edi Rama prezanton në Kuvend projektbuxhetin 2026
Kryeministri Edi Rama po prezanton në seancën plenare të Kuvendit projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh: “Ky është......
Serbia garanton furnizimin me energji - Qeveria shqyrton masat për të parandaluar çrregullimet në treg
Kryeministri serb, Djuro Macut, u takua me Ministren e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Djedoviç Handanoviç, për të diskutuar situatën aktuale në këtë......
Kafe me bollëk, kakao e shtrenjtë/ Tetori regjistron rekord për importet në vlerë, por në peshë ka diferenca
Të dhënat e publikuara për importet e tetorit 2025 tregojnë një lëvizje të fortë në tregun e kafesë, duke shënuar nivelet më të larta të regjistruara......
“700 familje shqiptare do dëbohen nga Britania” - Rama, i ashpër me Mahmood: Zhgënjyese nga një laburiste
Deklarata e ministres së Brendshme britanike Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare ka zhgënjyer kryeministrin Rama. Ai e akuzon ministren......
Porti i Durrësit operon normalisht - APD: Aktiviteti portual vijon pa probleme pavarësisht reshjeve
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, Porti i Durrësit ka vijuar aktivitetin e tij të përditshëm me ritme të qëndrueshme dhe pa asnjë problematikë të......





