Shqipëria Postuar më 19 Nëntor 2025, 11:23

“Çdo biznes, detyrim të ketë POS për pagesat me kartë” - Ibrahimaj: Nga 2026, tregtarët të pajisen me të paktën një mjet elektronik

Nga Ledina Elezi

“Çdo biznes, detyrim të ketë POS për pagesat me

Çdo biznes do të jetë i detyruar të ketë të paktën një terminal POS, që t'i ofrojë klientit të tij mundësinë për të kryer pagesat me kartë.

Në Forumin Connect të Pagesave Digjitale, të organizuar në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh se është përgatitur një plan konkret masash për reduktimin e cash-it, i cili javën e ardhshme do të diskutohet me sektorin bankar, aktorët fintech, institucionet publike dhe të gjithë ata që janë pjesë e zinxhirit të pagesave.

“Një nga masat konkrete që ne kemi parashikuar që është pjesë e paketës fisklale që do të prezantohet sot në parlament është pikërisht detyrimi për tregtarët që të kenë të paktën një POS dhe brenda vitit 2026 në mënyrë të shkallëzuar, ne do të kemi të gjithë tregtarët që do të jenë të detyruar të kenë të paktën një mjet elektronik të pagesave. Besojmë që ky është një hap i parë drejt punës së përbashkët që kemi për të bërë në mënyrë që të arrijmë objektivat tona të përbashkëta, të arrijmë që Shqipëria të reduktojë nivelin e cash-it, e cila do të ndikojë në reduktimin e informalitetit dhe do të ndikojë gjithashtu në përmirësimin e performancës së inovacionit në vend”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, Shqipëria ka digjitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve publike, por duhen digjitalizuar më shumë edhe pagesat, me qëllim që të reduktohet përdorimi i parasë fizike.

“Ne sot kemi de facto 98% të shërbimeve që ofrohen online. Nga ana e shërbimeve publike, Shqipëria është pararojë për sa i përket gjithë vendeve të BE, në vendin e 8-të për ofrimin e shërbimeve publike dhe digjitale. Në botë është në njëzetshen e parë. Pra, ne kemi bërë shumë në drejtim të digjitalizimit, por nëse digjitalizimi nuk lidhet me digjitalizimin e pagesave për reduktimin e cash-it, asnjëherë ekonomia jonë nuk do të arrijë të marrë maksimumin nga ky digjitalizim”, u shpreh Ministrja.

Ajo theksoi se digjitalizimi i pagesave është kyç për të marrë më të mirën nga të gjitha zhvillimet digjitale që janë duke ndodhur.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat