Serbia garanton furnizimin me energji - Qeveria shqyrton masat për të parandaluar çrregullimet në treg

Kryeministri serb, Djuro Macut, u takua me Ministren e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Djedoviç Handanoviç, për të diskutuar situatën aktuale në këtë sektor. Ata shqyrtuan masat që po merr qeveria për të zbutur pasojat e sanksioneve amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës NIS, me pronësi ruse.
Macut dhe Djedoviç Handanoviç theksuan se “furnizimi i produkteve energjetike në treg mbetet i qëndrueshëm dhe se masat e nevojshme për të ruajtur dërgesat e vazhdueshme të naftës dhe derivateve të saj analizohen çdo ditë,” sipas një deklarate të qeverisë.
Macut nënvizoi se “koordinimi i ngushtë midis të gjitha institucioneve shtetërore dhe reagimi në kohën e duhur është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të parandaluar çrregullime të mëdha në treg”.
Ndërsa Ministrja e Energjisë tha se shteti po punon për të siguruar furnizimin me 38,000 ton benzinë dhe rreth 66,000 ton naftë, si dhe 86,000 ton naftë të papërpunuar për rezervat shtetërore. Djedoviç Handanoviç informoi kryeministrin se zhvillimi i negociatave të kryera nga pronarët rusë me partnerë të mundshëm monitorohet çdo ditë, në mënyrë që të krijohen sa më shpejt kushtet për zgjatjen e licensës për operimin e NIS dhe Rafinerisë në Pançevë. Kjo e fundit, gjithashtu kërkon miratim nga administrata amerikane.
Deklarata gjithashtu nënvizoi se ministrja po “vlerëson situatën e tregut me kompanitë e naftës dhe po informon çdo ditë qeverinë, presidentin dhe publikun serb.”
Kafe me bollëk, kakao e shtrenjtë/ Tetori regjistron rekord për importet në vlerë, por në peshë ka diferenca
Të dhënat e publikuara për importet e tetorit 2025 tregojnë një lëvizje të fortë në tregun e kafesë, duke shënuar nivelet më të larta të regjistruara......
“700 familje shqiptare do dëbohen nga Britania” - Rama, i ashpër me Mahmood: Zhgënjyese nga një laburiste
Deklarata e ministres së Brendshme britanike Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare ka zhgënjyer kryeministrin Rama. Ai e akuzon ministren......
Porti i Durrësit operon normalisht - APD: Aktiviteti portual vijon pa probleme pavarësisht reshjeve
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, Porti i Durrësit ka vijuar aktivitetin e tij të përditshëm me ritme të qëndrueshme dhe pa asnjë problematikë të......
Zviceranët, kundër taksës së trashëgimisë - Sondazhet: 68% e elektoratit nuk përkrahin nismën
Sipas një sondazhi të ri, shumica e votuesve zviceranë brenda dhe jashtë vendit pritet t’i refuzojnë nismat për detyrën qytetare dhe taksën e trashëgimisë në......
Firmat evropiane, “optimiste” për 2026 - Bizneset raportojnë më pak pasiguri pas marrëveshjeve tregtare
Kompanitë evropiane po i lënë pas pasiguritë që dominuan pjesën më të madhe të vitit 2025 dhe po e drejtojnë vëmendjen drejt vitit 2026, që duket shumë më......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rikuperon pikë. Dobësohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe......
Mali i Zi rrit buxhetin për shëndetësinë - Parashikohen rreth 487 milionë euro fonde për vitin 2026
Qeveria e Malit të Zi synon të ndajë rreth 487,1 milionë euro për shëndetësinë vitin e ardhshëm. Sipas buxhetit të propozuar, kjo shumë është rreth 35......
IA, kërcënim për sondazhet - Modelet gjuhësore “korruptojnë” rezultatet e anketave
Inteligjenca Artificiale (IA) po e bën pothuajse të pamundur dallimin e përgjigjeve njerëzore nga ato të robotëve virtualë në sondazhet “online” të opinionit......





