Kafe me bollëk, kakao e shtrenjtë/ Tetori regjistron rekord për importet në vlerë, por në peshë ka diferenca

Të dhënat e publikuara për importet e tetorit 2025 tregojnë një lëvizje të fortë në tregun e kafesë, duke shënuar nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë si në vlerë, ashtu edhe në volum. Me mbi 863 milionë lekë vlerë dhe mbi 1,334 ton të importuara, kafeja ka kapur majën absolute të serisë së dhënave. Ky është një sinjal i qartë i kërkesës së lartë dhe i furnizimit të qëndrueshëm gjatë këtij muaji, por jo vetëm. Viti 2025 ka thyer rekord muaj pas muaji.
Megjithëse importet e kafesë kanë shpërthyer në vëllim, çmimi mesatar për kilogram ka rënë me rreth 8% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Kjo do të thotë se rekordi i vlerës nuk është rezultat i një çmimi më të lartë, por thjesht i një sasie shumë më të madhe që ka hyrë në vend. Pra, rritja është e udhëhequr nga volumi, jo nga çmimi.
Kakaoja: më pak kilogramë, por shumë më e shtrenjtë
Në krahun tjetër, kakaoja sjell një histori krejt tjetër. Tetori është vlera e dytë më e lartë, por çmimi mesatar për kilogram është rritur me gati 29%. Importet në peshë kanë rënë dukshëm, rreth një të tretën, por kjo rënie është shoqëruar me shtrenjtim të konsiderueshëm të kakaos.
Kafeja dhe kakaoja, megjithëse shpesh grupohen bashkë si mallra bujqësore tropikale, këtë tetor sjellin dy narrativë krejt të ndara. Për kafenë, kemi një treg të gjallëruar nga volumi, që sugjeron stabilitet ndërkombëtar dhe ndoshta avantazhe të çmimeve të importit. Për kakaon kemi një treg të tendosur me rritje të çmimit në tregjet ndërkombëtare.
Për industrinë e përpunimit të kafesë, ky është një muaj i mirë me furnizim të bollshëm dhe çmim mesatar i ulur. Ndërsa për industrinë e çokollatës, biskotave dhe prodhimeve të tjera të bazuara në kakao, situata është më e vështirë.
“700 familje shqiptare do dëbohen nga Britania” - Rama, i ashpër me Mahmood: Zhgënjyese nga një laburiste
Deklarata e ministres së Brendshme britanike Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare ka zhgënjyer kryeministrin Rama. Ai e akuzon ministren......
Porti i Durrësit operon normalisht - APD: Aktiviteti portual vijon pa probleme pavarësisht reshjeve
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, Porti i Durrësit ka vijuar aktivitetin e tij të përditshëm me ritme të qëndrueshme dhe pa asnjë problematikë të......
Zviceranët, kundër taksës së trashëgimisë - Sondazhet: 68% e elektoratit nuk përkrahin nismën
Sipas një sondazhi të ri, shumica e votuesve zviceranë brenda dhe jashtë vendit pritet t’i refuzojnë nismat për detyrën qytetare dhe taksën e trashëgimisë në......
Firmat evropiane, “optimiste” për 2026 - Bizneset raportojnë më pak pasiguri pas marrëveshjeve tregtare
Kompanitë evropiane po i lënë pas pasiguritë që dominuan pjesën më të madhe të vitit 2025 dhe po e drejtojnë vëmendjen drejt vitit 2026, që duket shumë më......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rikuperon pikë. Dobësohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe......
Mali i Zi rrit buxhetin për shëndetësinë - Parashikohen rreth 487 milionë euro fonde për vitin 2026
Qeveria e Malit të Zi synon të ndajë rreth 487,1 milionë euro për shëndetësinë vitin e ardhshëm. Sipas buxhetit të propozuar, kjo shumë është rreth 35......
IA, kërcënim për sondazhet - Modelet gjuhësore “korruptojnë” rezultatet e anketave
Inteligjenca Artificiale (IA) po e bën pothuajse të pamundur dallimin e përgjigjeve njerëzore nga ato të robotëve virtualë në sondazhet “online” të opinionit......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për sigurimin e akseve rrugore dhe rikthimin e energjisë elektrike
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......





