Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për sigurimin e akseve rrugore dhe rikthimin e energjisë elektrike

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.
Qarku Lezhë
Vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.
Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.
Mësohet se në Qarkun Durrës, në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura, ndërsa niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
Ndërkohë, në Qarkun e Gjirokastrës ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.
Sa i përket situatës së furnizimit me energji elektrike, po shkon drejt normalitetit në zonat e prekura.
Ekipet e OSHEEE po vijojnë punën për rikthimin e furnizimit me energji
-në fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë, në qarkun e Lezhës
- në njësitë administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç dhe Lekbibaj në qarkun e Kukësit
- Në njësitë administrative Hajmel dhe Vig–Mnelë (bashkia Vau-Dejës), si dhe në Iballë dhe Qafë-Mali (bashkia Fushë-Arrëz) në qarkun e Shkodrës
- Në zonën Maricaj, Memaliaj, në qarkun e Gjirokastrës
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të pandërprerë me strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave, për marrjen e masave në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Situata nga reshjet, Balluku në HEC Koman: Nuk parashikohet hapje e portave
Situata në Kaskadën e Lumit Drin është plotësisht nën kontroll dhe nuk parashikohet hapje e portave të hidrocentraleve. Ky ishte mesazhi që përcolli zv.......
Ibrahimaj- VanHorn: Vizioni i Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka patur një takim në ambasadën e SHBA me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Pas takimit ambasada......
Ndërprerja e shërbimeve nga platforma ndërkombëtare “Cloudflare”, deklaratë e AKSK
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një deklaratë të posaçme pas ndërprerjes së punës në serverat e shërbimeve të ofruara nga platforma......
Shqipëria prezanton potencialin e saj natyror në tregjet arabe – Produktet “Made in Albania” në Dubai
Shqipëria po shpalos cilësinë dhe origjinën e saj unike në Panairin Ndërkombëtar “Organic & Natural Products” në Dubai, që zhvillohet nga 17–19 nëntor, një......
Kryeministri Edi Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Ne vazhdojmë punën!
Komisioni Evropian po Forumin e Zgjerimit të BE, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029. Kryeministri Edi......
Balluku: Situata nën kontroll, strukturat e MIE në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë vështirësi të dukshme sidomos në......
Si do të zhvillohet ekosistemi i start up-eve? - Ymeri: Agjencia do të përdorë instrumenta teknikë dhe financiarë
Zhvillimi i ekosistmit të start up-eve, është një nga fokuset kryesore të agjencisë së Startup Albania. Sipas drejtorit të kësaj agjencie, do të përdoren dy......
“Ekonomia shqiptare, rritje të moderuar në 2025-2027” - Parashikimet e BE: Bie “hovi” i turizmit. Investimet do qëndrojnë të forta
Ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet, ndonëse me ritme më të moderuara krahasuar me vitet e fundit. Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian për vitet......





