Pensionet e reja, ndryshon llogaritja - ISSH miraton koeficientet e indeksimit, përfitojnë 40 mijë shtetas

Rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja nga data 1 janari 2026, do të kenë të ardhura mujore të llogaritura me koeficientët e indeksuar.
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi projektvendimin për koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, i cili përdoret për llogaritjen e pensioneve.
Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetares, Delina Ibrahimaj, dhe ka për qëllim përmirësimin e sistemit të pensioneve duke harmonizuar shumën mujore fillestare me kontributet që individët kanë derdhur gjatë viteve të punës.
Ky vendim, i cili do të dërgohet për miratim edhe në Këshillin e Ministrave, do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë qytetarë që mbushin moshën e pensioneve.
Indeksimi do të sigurojë që pensionet e reja të jenë në përputhje me pagat e deklaruara dhe kontributet e derdhura, duke sjellë një rritje të drejtë dhe transparente për përfituesit.
Ky vendim pritet të ketë ndikim në rritjen e fuqisë blerëse të pensionistëve të rinj. Indeksimi, si detyrim ligjor, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të shtetit për të përmirësuar sistemin e sigurimeve shoqërore dhe për të siguruar që çdo qytetar të përfitojë në përputhje me kontributet e tij.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore nënvizon gjithashtu se mbetet i angazhuar për përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke u fokusuar në mbarëvajtjen e procesit të aplikimit dhe lidhjes së pensioneve.
Si do bëhet kompensimi i kontributeve për kompanitë? - Vendimi/ 9 muaj subvencion për amortizimin e pagës minimale. Aplikimet nisin më 1 Prill
Qeveria do të japë kompensim financiar çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të......
Litri i naftës ulet me 5 lekë - VËZHGIMI / Arrin 193 lekë për litër, 18 lekë më shumë nga nisja e konfliktit SHBA -Iran
Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë në tregjet me pakicë të karburanteve, një ditë pas ndryshimit të çmimeve në bursat ndërkombëtare. Sipas një vëzhgimi të......
“Ndotja e ajrit, tej normave” - Raporti alternativ, Bejko: 98.3% e pikave të monitorimit rezultojnë mbi normë për CO₂
Monitorimi alternativ i cilësisë së ajrit, ndotjes akustike dhe cilësisë së ujërave i realizuar gjatë vitit 2025 nxjerr në pah të dhëna shqetësuese në......
Borxhi publik tërheq investitorët - 43 miliardë lekë të ofruara në ankandet e shkurtit. Interesat, në rënie të lehtë
Gjatë muajit shkurt, aktiviteti në tregun e letrave me vlerë tregoi një dinamikë të lartë, duke reflektuar nevojat e shtetit për huamarrje dhe interesin e......
Përfundojnë punimet për mbrojtjen e Urës së Milotit - Garantohet qarkullim më i sigurt për përdoruesit e rrugës
Në urën auto-hekurudhore të Milotit, 788 metra të gjatë kanë përfunduar ndërhyrjet për mbrojtjen dhe stabilizimin e pilave të dëmtuara në aksin e rrugës së......
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ka shkelje të masës së mëparshme dhe as ndryshim akuze
Me 82 vota kundër dhe 47 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar për heqjen e imunitetit......
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë......
Rritje e fortë e Airbnb në Shqipëri, gati 23 mijë prona aktive/ Listimet janë rritur me 70% që nga viti 2022, Tirana kryeson tregun
Një studim i publikuar nga Investropa tregon se tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po zgjerohet me ritme të shpejta. Që në nisje të 2026-ës, në vend......


