Litri i naftës ulet me 5 lekë - VËZHGIMI / Arrin 193 lekë për litër, 18 lekë më shumë nga nisja e konfliktit SHBA -Iran

Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë në tregjet me pakicë të karburanteve, një ditë pas ndryshimit të çmimeve në bursat ndërkombëtare. Sipas një vëzhgimi të TV SCAN në disa nga pikat në kryeqytet në 12 mars nafta tregtohet me 193 lekë për litër, nga 198 lekë/për litër që ishte në ditët e fundit. Gjithsesi, ky nivel është ndjeshëm më i lartë se çmimi me të cilin tregtohej nafta përpara nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, kur një litër blihej me 175 lekë apo 18 lekë më pak se aktualisht.
Ndërkaq, qeveria ka deklaruar se po mban në monitorim tregun e karburanteve për shmangien e abuzimeve. Për këtë qëllim është ngritur edhe një Task Forcë e përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Doganave do të monitorojë tregun e karburanteve në mënyrë që të mos ketë abuzime me çmimet për qytetarët shqiptarë. Task Forca ka në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë. Një monitorim i ngjashëm është njoftuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, që ka në fokus marrëveshjet e ndaluara mes kompanive për të rritur çmimit në bllok.
Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj nuk e përjashtoi mundësinë e uljes së taksave të naftës e më specifikisht akcizës, për të ulur çmimin final. Teksa foli për situatën e krijuar në tregun e karburanteve si pasojë e krizës së lindjen e Mesme, ajo tha se aktualisht vëmendja është përqëndruar te monitorimi i abuzimeve nga kompanitë e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, por në varësi të ecurisë së krizës mund të ndërmerren dhe masa të mëtejshme. Aktualisht, qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 80 lekë taksa, ndërsa këtij çmimi i shtohet edhe 20% Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
“Ndotja e ajrit, tej normave” - Raporti alternativ, Bejko: 98.3% e pikave të monitorimit rezultojnë mbi normë për CO₂
Monitorimi alternativ i cilësisë së ajrit, ndotjes akustike dhe cilësisë së ujërave i realizuar gjatë vitit 2025 nxjerr në pah të dhëna shqetësuese në......
Borxhi publik tërheq investitorët - 43 miliardë lekë të ofruara në ankandet e shkurtit. Interesat, në rënie të lehtë
Gjatë muajit shkurt, aktiviteti në tregun e letrave me vlerë tregoi një dinamikë të lartë, duke reflektuar nevojat e shtetit për huamarrje dhe interesin e......
Përfundojnë punimet për mbrojtjen e Urës së Milotit - Garantohet qarkullim më i sigurt për përdoruesit e rrugës
Në urën auto-hekurudhore të Milotit, 788 metra të gjatë kanë përfunduar ndërhyrjet për mbrojtjen dhe stabilizimin e pilave të dëmtuara në aksin e rrugës së......
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ka shkelje të masës së mëparshme dhe as ndryshim akuze
Me 82 vota kundër dhe 47 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar për heqjen e imunitetit......
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë......
Rritje e fortë e Airbnb në Shqipëri, gati 23 mijë prona aktive/ Listimet janë rritur me 70% që nga viti 2022, Tirana kryeson tregun
Një studim i publikuar nga Investropa tregon se tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po zgjerohet me ritme të shpejta. Që në nisje të 2026-ës, në vend......
Kontrolle më të forta për paratë e dyshimta - Rregulla të reja për bankat, bizneset dhe transparencën e pronarëve të kompanive
Përfshirja për herë të parë në ligj e financimit të armëve të shkatërrimit në masë, kontroll më i fortë mbi pronarët realë të kompanive dhe mbikëqyrje më e......
A do sjellë lufta forcimin e Euros? - Analiza/ Kursi i këmbimit dhe çmimet e naftës, goditje e dyfishtë në ekonomi
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri së pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, pritet të sjellë pasoja në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Sipas një......


