Shqipëria Postuar më 12 Mars 2026, 10:56

Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Paundi

Nga Edel Strazimiri

Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq ka pësuar një zbritje të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e mërkurë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 95.7 lekë dhe duke u shitur me 96.4 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar zbritje të vlerës në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë këtë të enjte me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.7 lekë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor ka pasur një rritje të kuotës duke u forcuar në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 110.7 lekë  dhe është shitur me 111.7 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat