Si do bëhet kompensimi i kontributeve për kompanitë? - Vendimi/ 9 muaj subvencion për amortizimin e pagës minimale. Aplikimet nisin më 1 Prill

Qeveria do të japë kompensim financiar çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit për subjektet që preken nga rritja e pagës minimale.
Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, kompensimi financiar llogaritet dhe jepet bazuar në numrin maksimal të të punësuarve me fashën e pagës bruto, nga 40,000 lekë deri në 49 999 lekë, që figurojnë në listëpagesën e deklaruar në organet tatimore për muajin shtator 2025, për përditësimin më të fundit të bërë gjatë vitit 2025.
Kompensimi financiar për subjektet jepet çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026, nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (DRAKPA), ku kanë adresën e vendit, në të cilin zhvillohet pjesa kryesore e veprimtarisë tregtare.
Subjektet me të drejtë aplikimi, që përfitojnë, duhet të plotësojnë disa kritere të caktuara si: të mos kenë një punonjës në total të regjistruar në listëpagesë; të mos jenë subjekte në pronësi shtetërore apo ente publike; ë mos jenë subjekte të regjistruara në statusin e sigurimeve, si i vetëpunësuar; të mos kenë detyrime (principal) ndaj organeve tatimore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në momentin e aplikimit.
Subjektet duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike nëpërmjet portalit “e-Albania” për periudhën që kërkojnë kompensim, duke filluar nga data 1 prill 2026 deri më 31 tetor 2026.
Kompensimi financiar për kompanitë do të jepet në masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, 16.7%, llogaritur mbi diferencën e pagës së çdo punonjësi me pagë bruto, nga 40 000 lekë deri në 49 999 lekë në shtator 2025, me pagën 50 000 lekë.
Për subjektet, të cilat në muajin që kërkojnë kompensim kanë reduktuar numrin e punonjësve total në më pak se numri i punonjësve me pagë bruto, nga 40 000 lekë deri në 49 999 lekë në shtator 2025, kompensimi financiar jepet mbi shumën mesatare të fondit që do të përfitonte për punonjës, në rast mosreduktimi të numrit të punonjësve, shumëzuar me numrin aktual të punonjësve në total.
Verifikimi i aplikimit kryhet nëpërmjet ndërveprimit elektronik të sistemeve dhe shpërndarja për përfituesit e këtij vendimi bëhet nga drejtoritë rajonale të AKPA-së.
Litri i naftës ulet me 5 lekë - VËZHGIMI / Arrin 193 lekë për litër, 18 lekë më shumë nga nisja e konfliktit SHBA -Iran
Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë në tregjet me pakicë të karburanteve, një ditë pas ndryshimit të çmimeve në bursat ndërkombëtare. Sipas një vëzhgimi të......
“Ndotja e ajrit, tej normave” - Raporti alternativ, Bejko: 98.3% e pikave të monitorimit rezultojnë mbi normë për CO₂
Monitorimi alternativ i cilësisë së ajrit, ndotjes akustike dhe cilësisë së ujërave i realizuar gjatë vitit 2025 nxjerr në pah të dhëna shqetësuese në......
Borxhi publik tërheq investitorët - 43 miliardë lekë të ofruara në ankandet e shkurtit. Interesat, në rënie të lehtë
Gjatë muajit shkurt, aktiviteti në tregun e letrave me vlerë tregoi një dinamikë të lartë, duke reflektuar nevojat e shtetit për huamarrje dhe interesin e......
Përfundojnë punimet për mbrojtjen e Urës së Milotit - Garantohet qarkullim më i sigurt për përdoruesit e rrugës
Në urën auto-hekurudhore të Milotit, 788 metra të gjatë kanë përfunduar ndërhyrjet për mbrojtjen dhe stabilizimin e pilave të dëmtuara në aksin e rrugës së......
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ka shkelje të masës së mëparshme dhe as ndryshim akuze
Me 82 vota kundër dhe 47 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar për heqjen e imunitetit......
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë......
Rritje e fortë e Airbnb në Shqipëri, gati 23 mijë prona aktive/ Listimet janë rritur me 70% që nga viti 2022, Tirana kryeson tregun
Një studim i publikuar nga Investropa tregon se tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po zgjerohet me ritme të shpejta. Që në nisje të 2026-ës, në vend......
Kontrolle më të forta për paratë e dyshimta - Rregulla të reja për bankat, bizneset dhe transparencën e pronarëve të kompanive
Përfshirja për herë të parë në ligj e financimit të armëve të shkatërrimit në masë, kontroll më i fortë mbi pronarët realë të kompanive dhe mbikëqyrje më e......


