Nufi: Dronët, komponent i rëndësishëm i Forcave të Armatosura për monitorimin e zjarreve

Bayraktar TB2 transmeton në kohë reale të dhëna për vatrat e zjarrit dhe mbështet koordinimin e operacioneve
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot përbën një komponent të rëndësishëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura në mbështetje të operacioneve për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.
Në një publikim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se droni Bayraktar TB2 i Forcës Ajrore kryen misione monitorimi gjatë ditës dhe natës, duke transmetuar në kohë reale informacion mbi vatrat e zjarrit, përhapjen e flakëve dhe lëvizjen e helikopterëve të angazhuar në zonat e operacioneve.
Të dhënat e siguruara nga ajri shërbejnë për drejtimin dhe koordinimin e forcave në terren, si dhe për reagimin e shpejtë të strukturave përgjegjëse gjatë operacioneve.
Sipas ministrit, përdorimi i teknologjive moderne të monitorimit ajror rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura për të mbështetur menaxhimin e situatave emergjente dhe mbrojtjen e komuniteteve.
Dita më e nxehtë, temperaturat kalojnë 40 gradë! - Elbasani dhe Berati, ndër qytetet ku termometri shënon vlerat më të larta
E mërkura shënon kulmin e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Temperaturat maksimale llogariten në 41 deri në 42 gradë Celsius në......
Plazhet publike rriten me 67% në 2026 - Ministri Gonxhja: Në dispozicion janë 1.689 parcela publike
Numri i parcelave dhe stacioneve të plazhit me funksion dhe administrim publik është rritur ndjeshëm gjatë sezonit turistik 2026. Ministri i Turizmit,......
Dollari bie nën 80 lekë – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje dhe pozitivisht ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me mëngjesin e kaluar pasi është blerë......
Kreditimi rritet, “bumi” më i fortë te turizmi e pronat/ Bizneset marrin 149 miliardë lekë hua të re në gjysmën e parë të vitit
Kreditimi i ri për bizneset ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit, i mbështetur kryesisht nga tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, energjia dhe......
Financim 1 miliard euro për infrastrukturën e gazit - Serbia dhe Banka Botërore do të fillojnë bisedimet
Serbia do të fillojë negociatat me Bankën Botërore në mesin e gushtit mbi kushtet e financimit për një program prej 1 miliard euro për zgjerimin dhe......
Rregulla të reja për tenderët e mbrojtjes dhe sigurisë - Më shumë transparencë e konkurrencë. Ankande elektronike, kontroll i fortë i ofertave
Prokurime më të kontrolluara dhe më shumë transparencë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ky është synimi i projektligjit të ri për prokurimet në mbrojtje......
Fermerët do marrin mbrapsht 8.3 milionë euro - Regjistrohen 3,366 aplikime, 10% kompensim TVSH-je për faturat e lëshuara
Fermerët do të marrin mbrapsht në llogaritë e tyre bankare afro 8.3 milionë euro si kompensim i 10% të faturave të dorëzuara në administratën......
Sot eklipsi total i diellit - Në cilët pjesë të botës mund të shihet më mirë?
Hëna do ta errësojë diellin për miliona njerëz në një eklips total diellor, që shihet më së miri nga pjesë të Spanjës dhe Islandës, i cili do të ndodhë të......

