Shqipëria Postuar më 12 Gusht 2026, 10:30

Dollari bie nën 80 lekë – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Dollari bie nën 80 lekë – Çfarë ka ndodhur sot

Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje dhe pozitivisht ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me mëngjesin e kaluar pasi është blerë sot me 79.9 lekë dhe është shitur me 81.1 lekë duke prekur kështu për herë të parë prej shumë kohësh vlerën nën 80 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka pasur rritje të lehtë të vlerës krahasuar me një ditë më parë pasi është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me 93.4 lekë duke vijuar sidoqoftë të mbetet shumë e dobët përballë monedhës vendase.

Franga zvicerane sakaq e ka nisur ditën e mërkurë në paqëndrueshmëri duke pësuar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 98.4 lekë dhe është shitur me 100 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës duke u forcuar nga dita e martë teksa është blerë sot me 107.8 lekë dhe është shitur me 109 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat