Rregulla të reja për tenderët e mbrojtjes dhe sigurisë - Më shumë transparencë e konkurrencë. Ankande elektronike, kontroll i fortë i ofertave

Prokurime më të kontrolluara dhe më shumë transparencë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ky është synimi i projektligjit të ri për prokurimet në mbrojtje dhe siguri që pritet të zëvendësojë ligjin aktual të vitit 2020 dhe të sjellë rregulla të reja për mënyrën se si shteti blen pajisje, mallra dhe shërbime për mbrojtjen dhe sigurinë.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me transparencën dhe konkurrencën. Projektligji kërkon që procedurat të zhvillohen me trajtim të barabartë dhe pa diskriminim për operatorët ekonomikë, ndërsa synon edhe përdorim më të mirë të fondeve publike.
Për herë të parë në këtë kuadër rregullohet më qartë edhe ankandi elektronik. Në rastet kur specifikimet mund të përcaktohen saktë, kompanitë mund të konkurrojnë në mënyrë elektronike duke paraqitur çmime ose vlera të reja. Përdorimi i ankandit duhet të bëhet i ditur që në njoftimin e kontratës.
Një tjetër element është kontrolli i ofertave shumë të ulëta. Kur një ofertë duket anormalisht e ulët, ajo nuk mund të refuzohet menjëherë. Kompanisë duhet t'i kërkohet të shpjegojë se si është arritur çmimi dhe nëse shpjegimet nuk janë bindëse, atëherë oferta mund të refuzohet.
Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe sigurisë së furnizimit. Në kontrata mund të vendosen kërkesa për garantimin e vazhdimësisë së furnizimeve, mirëmbajtjen dhe modernizimin e pajisjeve, si dhe për përballimin e nevojave shtesë në rast krize. Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, operatori mund të skualifikohet ose kontrata mund të zgjidhet.
Edhe nënkontraktimi merr rregulla të reja. Kompanitë fituese duhet të veprojnë në mënyrë transparente dhe t'i trajtojnë në mënyrë të barabartë dhe jodiskriminuese kompanitë që marrin pjesë si nënkontraktorë.
Në rastet kur një kontratë jepet pa shpallje paraprake, mund të publikohet një njoftim për transparencë dhe duhet të respektohet një periudhë prej të paktën 10 ditësh para lidhjes së kontratës.
Ankimet e kompanive vijojnë të shqyrtohen nga Komisioni i Prokurimit Publik, si organ i specializuar dhe i ndarë nga autoriteti që zhvillon tenderin.
Fermerët do marrin mbrapsht 8.3 milionë euro - Regjistrohen 3,366 aplikime, 10% kompensim TVSH-je për faturat e lëshuara
Fermerët do të marrin mbrapsht në llogaritë e tyre bankare afro 8.3 milionë euro si kompensim i 10% të faturave të dorëzuara në administratën......
Sot eklipsi total i diellit - Në cilët pjesë të botës mund të shihet më mirë?
Hëna do ta errësojë diellin për miliona njerëz në një eklips total diellor, që shihet më së miri nga pjesë të Spanjës dhe Islandës, i cili do të ndodhë të......
Çmimet e energjisë në Evropë rriten - Vala e të nxehtit frenon prodhimin bërthamor francez dhe të erës në Gjermani
Vala e pestë e të nxehtit veror rriti çmimet e energjisë elektrike në Evropë me më shumë se 20%, me temperaturat e larta që pritet të kufizojnë më tej......
Rritet papunësia globale e të rinjve - Shkaktarët, krijimi i ngadaltë i vendeve të punës dhe rreziku i IA
Papunësia globale tek të rinjtë u shtua në vitin 2025, ndërsa rritja më e dobët ekonomike, tensionet gjeopolitike dhe krijimi i ngadaltë i vendeve të punës e......
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor - Nivelet e lumit Danub bien në minimum
Prodhuesi shtetëror rumun i energjisë bërthamore Nuclearelectrica mund të mbyllë reaktorin e saj të fundit funksional më 13 gusht, ndërsa nivelet në lumin......
Të parët për sigurinë kibernetike, kryeministri Rama: S'ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve
Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjete sociale u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që reagun për lajmin e renditjes së Shqipërisë në krye të vendeve......
Vuçiç ‘kështjellë rëre’ me Ibrin! Ja çfarë i shkruan kryenegociatorja Dhuka homologut të saj serb
Pas deklaratave të presidentit serb Vuçiç për planet për devijimin e lumit Ibër, që është jetik për Kosovën, edhe politika shqiptare është përfshirë në......
Vetëm 33 mijë prona të siguruara nga zjarri - AMF: Shtohen dëmet nga fatkeqësitë, por shumë qytetarë ende hezitojnë të mbrojnë banesën
Pavarësisht se nga viti në vit, Shqipëria po përfshihet prej një vale të nxehti që sjell shpërthimin e vatrave të shumta të zjarrit, të cilat shpesh......

