Kreditimi rritet, “bumi” më i fortë te turizmi e pronat/ Bizneset marrin 149 miliardë lekë hua të re në gjysmën e parë të vitit

Kreditimi i ri për bizneset ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit, i mbështetur kryesisht nga tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, energjia dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës Janar-Qershor 2026 bankat dhanë 148.7 miliardë lekë kredi të reja për korporatat private jofinanciare, nga 132.2 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në një rritje vjetore prej 12.5%, ose rreth 16.5 miliardë lekë më shumë kredi të reja.
Tregtia vijon të marrë pjesën më të madhe të financimit bankar. Bizneset e tregtisë me shumicë dhe pakicë, morën rreth 58.9 miliardë lekë kredi të reja në gjashtë muaj, 16.5% më shumë se një vit më parë. Vetëm ky sektor përfaqëson rreth 40% të të gjithë kredisë së re për bizneset.
Në vend të dytë renditet industria përpunuese, me 20.1 miliardë lekë, ose 3.7% më shumë se në gjysmën e parë të vitit 2025. Ndërtimi mori 16.6 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 5.7%.
Një rritje dukshëm më e fortë është regjistruar te akomodimi dhe shërbimi ushqimor. Kreditë e reja për këtë sektor arritën në 12.9 miliardë lekë, nga 7.8 miliardë lekë një vit më parë, duke u rritur me 65.5%. Në vlerë, bizneset e këtij sektori morën rreth 5.1 miliardë lekë më shumë financim se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe sektori i energjisë shënoi një zgjerim të fortë të kreditimit. Financimi i ri për energjinë elektrike dhe furnizimin me gaz arriti në 7.8 miliardë lekë, pothuajse dyfish krahasuar me 4.1 miliardë lekë në janar-qershor 2025. Rritja vjetore llogaritet në 89.5%.
Ndër rritjet më të forta është ajo e aktiviteteve të pasurive të paluajtshme. Kreditë e reja për këtë sektor u rritën nga 2.4 miliardë lekë në 5.1 miliardë lekë, ose me rreth 110% brenda një viti. Megjithatë, pesha e sektorit në totalin e kredisë së re mbetet shumë më e vogël se ajo e tregtisë, industrisë apo ndërtimit.
Bujqësia, pyjet dhe peshkimi morën rreth 1 miliard lekë kredi të reja gjatë gjysmës së parë të vitit, 11.8% më shumë se një vit më parë. Por, pavarësisht rritjes, financimi për këtë sektor përbën më pak se 1% të totalit të kredive të reja të dhëna për bizneset.
Financim 1 miliard euro për infrastrukturën e gazit - Serbia dhe Banka Botërore do të fillojnë bisedimet
Serbia do të fillojë negociatat me Bankën Botërore në mesin e gushtit mbi kushtet e financimit për një program prej 1 miliard euro për zgjerimin dhe......
Rregulla të reja për tenderët e mbrojtjes dhe sigurisë - Më shumë transparencë e konkurrencë. Ankande elektronike, kontroll i fortë i ofertave
Prokurime më të kontrolluara dhe më shumë transparencë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ky është synimi i projektligjit të ri për prokurimet në mbrojtje......
Fermerët do marrin mbrapsht 8.3 milionë euro - Regjistrohen 3,366 aplikime, 10% kompensim TVSH-je për faturat e lëshuara
Fermerët do të marrin mbrapsht në llogaritë e tyre bankare afro 8.3 milionë euro si kompensim i 10% të faturave të dorëzuara në administratën......
Sot eklipsi total i diellit - Në cilët pjesë të botës mund të shihet më mirë?
Hëna do ta errësojë diellin për miliona njerëz në një eklips total diellor, që shihet më së miri nga pjesë të Spanjës dhe Islandës, i cili do të ndodhë të......
Çmimet e energjisë në Evropë rriten - Vala e të nxehtit frenon prodhimin bërthamor francez dhe të erës në Gjermani
Vala e pestë e të nxehtit veror rriti çmimet e energjisë elektrike në Evropë me më shumë se 20%, me temperaturat e larta që pritet të kufizojnë më tej......
Rritet papunësia globale e të rinjve - Shkaktarët, krijimi i ngadaltë i vendeve të punës dhe rreziku i IA
Papunësia globale tek të rinjtë u shtua në vitin 2025, ndërsa rritja më e dobët ekonomike, tensionet gjeopolitike dhe krijimi i ngadaltë i vendeve të punës e......
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor - Nivelet e lumit Danub bien në minimum
Prodhuesi shtetëror rumun i energjisë bërthamore Nuclearelectrica mund të mbyllë reaktorin e saj të fundit funksional më 13 gusht, ndërsa nivelet në lumin......
Të parët për sigurinë kibernetike, kryeministri Rama: S'ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve
Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjete sociale u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që reagun për lajmin e renditjes së Shqipërisë në krye të vendeve......

