Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre
Ka nisur sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale thotë se bëhet fjalë për një mbështetje të përvitshme për fëmijët.
“Dhe me nisjen e shpërndarjes të librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.
Të gjitha institucionet arsimore janë udhëzuar se si do të veprojnë me mbledhjen apo grumbullimin e teksteve që janë përdorur gjatë vitit të kaluar. Ato kanë ngritur në çdo shkollë një komision të veçantë për vlerësimin e gjendjes se librave.
Shpërndarja e teksteve do të vijojë deri më datë 7 shtator, një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor. Më datë 8 shtator hapin dyert shkollat në të gjithë vendin për arsimin bazë dhe të mesëm të lartë, ndërsa më 12 qershor 2026 do të përfundojë viti akademik. Për maturantët, viti shkollor mbyllet më 29 maj, pasi nga datat 1–26 qershor do i nënshtrohen provimeve shtetërore. Regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania do të vijojë deri më datë 31 gusht, sipas njoftimit zyrtar nga Ministrisa e Arsimit.
Referuar të dhënave të INSTAT, gjatë vitit shkollor 2024-2025, në arsimin parauniversitar janë regjistruar 405.989 nxënës, ku përfshihen: 65.914 fëmijë në arsimin parashkollor; 250.617 nxënës në arsimin 9-vjeçar; 88,1 % në shkolla publike dhe 48 % e tyre janë vajza.

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere - Vendi po plaket, nevojë për infermierë që kujdesen për të moshuarit.
Shërbimi Sekret Gjerman dhe ushtria gjermane, Bundesvehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike në Këln.......

Strategjitë e qyteteve europiane për rritjen e turizmit - Inovacioni: jo gjoba për turistët por shpërblime për to
Kopenhageni po frymëzon qytetet evropiane për një qasje ndryshe ndaj turistëve. Në një kohë që dhjetëra destinacione të njohura evropiane kanë vendosur......

Trump: Do të vendos brenda dy javësh për fundin e luftës - “Putini e Zelensky si “vaji dhe uthulla”, dyshim për takimin trepalësh
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë për pozicionin e tij sa i përket luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës në dy javët e......

Pastrimi i maleve, Rama ftesë qytetarëve - “Mesazh kuptimplotë për kujdesin e ndaj natyrës së përbashkët”
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetatrët që në 26 gusht të bëhen pjesë e nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi......

Punonjësit e tenderëve, certifikim të detyrueshëm - APP: Synohet rritja e profesionalizmit dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike
Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në......

MF: Investoni në tituj qeveritarë. Është koha e duhur! - “Investimi në bono e obligacione rrit vlerën e kursimeve tuaja”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka nxitur qytetarët dhe investitorët të blejnë titujt qeveritarë si një mundësi për të shtuar vlerën e kursimeve të tyre.......

Reforma në ujësjellës, në fazë konsolidimi - ERRU: Shoqëritë rajonale, sfida të trashëguara. Ka përmirësime në menaxhimin e të ardhurave
Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, e nisur nga qeveria në maj 2022, ka hyrë tashmë në një fazë konsolidimi, duke dhënë rezultatet e para......

BSH: Rritje e pagesave elektronike në 6-mujorin e parë të 2025 - Pagesat me kartë u rritën 30%, zënë 67% të totalit të pagesave
Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të......