Nga strehimi, tek mbështetja për gratë e të moshuarit - Plani i qeverisë për të rritur mirëqënien e qytetarëve
Teksa rruga europiane e Shqipërisë kalon në reforma të thella në sektorë të ndryshëm, një prej tyre është edhe ndërtimi i një shteti social dhe gjithëpërfshirës. Qeveria shqiptare e ka e ka vendosur mirëqënien në 3 shtyllat kryesore të programit 4-vjeçar.
Nga ndërtimi i banesave të përballueshme deri te ngritja e qendrave për autizëm, ky program nuk flet vetëm për mbrojtje, por për një jetesë dinjitoze për çdo qytetar, e veçanërisht për shtresat vulnerable.
Familja mbetet qendra e politikave sociale, duke mbështetur me strehim të përballueshëm dhe financiarisht familjet e reja dhe fëmijët e tyre.
Ndërtimi i të paktën 1,500 njësive të reja banimi me kosto të ulët deri në vitin 2029.
Qeveria synon të zgjerojë fondin e banesave sociale, duke përfshirë përshtatjen e ish-konvikteve dhe pronave shtetërore për strehim, gjithashtu përdorimin e të ardhurave nga pasuritë e konfiskuara për të financuar programe të strehimit social.
Zgjerimi i mbështetjes sociale për personat me aftësi të kufizuara, duke garantuar akses në arsim, punësim dhe shërbime publike. Dyfishimi i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara duke kombinuar gjithashtu përfitimet financiare me shërbime të integruara si dhe rishikojmë asistencën personale.
Qëllimi i këtij programi është kapërcimi nga asistenca drejt aktivizimit, përmes lidhjes së ndihmës me edukimin dhe shëndetin një model që Bashkimi Europian e mbështet për të thyer ciklin e varfërisë.
Një tjetër plan është edhe fuqizimi i rrjetit të qendrave komunitare dhe shërbimeve sociale, në partneritet me bashkitë.
Strukturat për kujdesin ndaj moshës së tretë, asistenca shtëpiake dhe këshillimi psikosocial janë baza për ndërtimin e një kulture të re kujdesi dhe që shpesh ka munguar, sidomos për të moshuarit e vetmuar, që mbetet një plagë e hapur e shoqërisë.
Plani i qeverisë shtrihet edhe tek autizmi, duke dyfishuar mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe krijimi për herë të parë i një qendre për të rriturit me autizëm, që derimë tani kanë munguar.
Programi qeverisës ndalet edhe tek gratë, veçanërisht ato në zonat rurale, të cilat shpesh ndodhen në kushtet e pamundësisë për të gjetur punë dhe në rrethana sociale jo të favorshmë, me qëllimin për ti integruar, synohet hapja e 20 ndërmarrjeve sociale të reja në zonat rurale.
Ky program shkon përtej ndihmës sociale si koncept i së kaluarës dhe tenton të ndërtojë një shtet të ri social, ku qytetari është jo vetëm përfitues, por bashkëkontribuues në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.

Treni i ri Durrës-Pogradec gati për 4 vite? - Korridori VIII hekurudhor, qeveria planifikon përfundimin e projektit mbi 400 mln euro
Qeveria synon që brenda 4-vjeçarit të përfundojë korridorin VIII hekurudhor, një linjë nga Durrësi, në Pogradec. Ambicia është shprehur në programin......

6 mln italianë, së shpejti në pension - Alarmi për qeverinë. Çfarë do të thotë për të punësuarit dhe arkën e shtetit?
Italia po përballet me një transformim demografik që do të ndikojë thellësisht në të ardhmen e saj. Alarmi i ngritur nga INAPP (Instituti Kombëtar për......

330,5 mln lekë për rehabilitimin e rrugëve në Lezhë - Bashkia hap tenderin. Cilat janë segmentet që përfshihen?
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për rehabilitimin e rrugëve urbane. Fondi limit i përllogaritur është 330 milion e 563 mijë lekë. Investimi synon......

“Platforma “e-Kosova”, me mangësi” - Zyra Kombëtare e Auditimit publikon raportin
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e Teknologjisë së Informacionit “Platforma e shërbimeve online e-Kosova” për periudhën 2024 – qershor......

AAPSK në Workshopin Rajonal të BAMIN/ Xhaja: Forcojmë bashkëpunimin, zgjerojmë nismat për ripërdorim social të pasurive të krimit
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshopin rajonal të......

100 milionë euro në vit për fermerët - Rritet mbështetja. Formulë evropiane, 150 mijë përfitues
Fermerët do të kenë mundësinë që të përfitojnë financim nga qeveria në vlerën 100 milionë euro në vit. Në programin 4-vjeçar të qeverisë, thuhet se sa i......

BYD, makina më e shitur në BE - Kalon Tesla-n për të dytin muaj me radhë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD shiti tre herë më shumë makina të reja në Bashkimin Evropian gjatë gushtit 2025 sesa në gusht 2024, duke......

BE, gati tarifat për naftën ruse - Pas presionit në rritje nga Donald Trump
Komisioni Evropian po punon për të vendosur tarifa për naftën ruse që ende hyn në tregun e përbashkët nëpërmjet Hungarisë dhe Sllovakisë mes presionit në......