Ndryshohet ligji për kontabilitetin - Financat: Më shumë kontroll për kompanitë e mëdha, synohet transparencë

Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me synim përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet e Bashkimit Evropian.
Një nga ndryshimet është formalizimi i raportimit të qëndrueshmërisë. Ky detyrim aplikohet vetëm për njësitë shumë të mëdha, që tejkalojnë mesatarisht 1.000 punonjës dhe të ardhura neto prej 450 milionë euro, duke vendosur një filtër për kompanitë që kanë ndikim të konsiderueshëm ekonomik dhe shoqëror. Andaj, kompanitë e mëdha do të duhet të raportojnë jo vetëm për performancën financiare, por edhe për ndikimet e tyre në mjedis, shoqëri e qeverisje. Projektligji vendos kufizime për kërkesat e informacionit në zinxhirin e vlerës, për të mbrojtur njësitë më të vogla nga kërkesat joproporcionale.
Një tjetër ndryshim lidhet me nënshkrimin e pasqyrave financiare. Aktualisht, ato nënshkruhen nga përfaqësuesi ligjor i njësisë ekonomike dhe personi përgjegjës për hartimin e tyre. Sipas propozimit të ri, ky i fundit do të duhet të përgatisë edhe një deklaratë përgjegjësie, e cila do të publikohet së bashku me pasqyrat financiare vjetore. Forma dhe përmbajtja e kësaj deklarate do të miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për financat, me propozim të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit.
Sipas relacionit shpjegues të projektligjit për konsultim publik, synohet përmirësimi i cilësisë i raporteve financiare. Relacioni sjell në vëmendje se vendi ka përafruar legjislacionin e saj me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar që nga viti 2008, duke i aplikuar ato edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Një tjetër element i rëndësishëm është përmirësimi i rregullave për njësitë me interes publik, si dhe forcimi i standardeve të kontabilitetit. Përmes këtyre ndryshimeve synohet rritja e krahasueshmërisë dhe saktësisë së pasqyrave financiare.
Projektligji parashikon gjithashtu një sërë ndryshimesh teknike që synojnë lehtësimin e zbatimit të ligjit në praktikë. Këto përfshijnë qartësimin e terminologjisë, përmirësimin e rregullave për konsolidimin e pasqyrave financiare dhe reduktimin e detyrimeve të panevojshme për bizneset.
Italia zgjat uljen e akcizës së karburantit - Vendimi i qeverisë, deri më 1 maj 1 litër do të kushtojë 24,4 cent më pak
Ulja e akcizës së karburantit në Itali, e miratuar më 18 mars për të kontrolluar çmimet, përfundon më 7 prill. Ndërkohë, Qeveria të premten e zgjati uljen......
62 ankesa për prokurimet publike në janar - Buletini i KPP: Shumica e tyre lidhen me vlerësimin e ofertave
Buletini i muajit të parë i Komisionit të Prokurimit Publik evidenton një numër të konsiderueshëm ankesash për procedurat e tenderimit, duke nxjerrë në pah......
7.6 miliardë lekë për personat me aftësi të kufizuara - Synohet punësim, aksesueshmëri dhe jetesë e pavarur
Personat me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten një nga grupet më të ekspozuara ndaj përjashtimit social dhe ekonomik në vend. Ministria e Shëndetësisë dhe......
Sa ton ar zotëron Banka e Shqipërisë? Rreth 1.54 gram për frymë në 2025. Jemi ndër vendet e fundit në Europë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2025 tregojnë se totali i rezervës valutore të vendit fiksohet në 7.3......
Donald Trump i rikthehet tarifave tregtare - Deri në 100% për ilaçet e importuara. Modifikon ato për metalet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi vendosjen e tarifave shtesë për produktet farmaceutike të importuara dhe ndryshimin e tarifave ekzistuese për......
Si është mbyllur kjo javë ‘e trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh dhe ulje ngritjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e mbyll këtë periudhë negativisht duke humbur pikë nga dita e djeshme......
Drejtori i Përgjithshëm prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti. Gjatë prezantimit, ai u ndal te......
10% e kursimeve nga prokurimet shkojnë për artin - Si do të funksionojë Fondi Kombëtar për Artin, projekligji për konsultim
Një nismë e re në fushën e kulturës pritet të sjellë ndryshime në mënyrën se si mbështetet arti dhe trashëgimia kulturore në vend. Projektligji në konsultim......


