62 ankesa për prokurimet publike në janar - Buletini i KPP: Shumica e tyre lidhen me vlerësimin e ofertave

Buletini i muajit të parë i Komisionit të Prokurimit Publik evidenton një numër të konsiderueshëm ankesash për procedurat e tenderimit, duke nxjerrë në pah problematika në proces. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 62 ankesa për procedurat e prokurimit publik.
Pjesa dërrmuese e tyre, 54 ankesa, lidhen me fazën e vlerësimit të ofertave, ndërsa vetëm 8 ankesa janë paraqitur në fazën e dokumenteve standarde të tenderit. Sa i përket llojit të kontratave, më shumë ankesa janë regjistruar për furnizimin me mallra, me 34 raste. Pasojnë shërbimet me 18 ankesa dhe punët publike me 10 të tilla.
Në ndarjen sipas autoritetit kontraktor, numri më i lartë i ankesave është drejtuar ndaj institucioneve të pushtetit vendor, me 22 raste. Më pas renditen shoqëritë aksionare me 18 ankesa dhe institucionet e pushtetit qendror me 13 të tilla, ndërsa institucionet e pavarura kanë vetëm 2 ankesa. Sa i takon treguesve financiarë, gjatë muajit janë arkëtuar rreth 12.5 milionë lekë tarifa si garanci për procedurat e prokurimit. Nga këto, 2.6 milionë lekë janë kthyer tek operatorët ekonomikë pas shqyrtimit të ankesave, ndërsa 8.6 milionë lekë pritet të derdhen në buxhetin e shtetit.
Të dhënat e buletinit tregojnë se problematikat kryesore mbeten të përqendruara në fazën e vlerësimit të ofertave, duke nënvizuar nevojën për më shumë transparencë dhe standardizim në procedurat e prokurimit publik.
7.6 miliardë lekë për personat me aftësi të kufizuara - Synohet punësim, aksesueshmëri dhe jetesë e pavarur
Personat me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten një nga grupet më të ekspozuara ndaj përjashtimit social dhe ekonomik në vend. Ministria e Shëndetësisë dhe......
Sa ton ar zotëron Banka e Shqipërisë? Rreth 1.54 gram për frymë në 2025. Jemi ndër vendet e fundit në Europë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2025 tregojnë se totali i rezervës valutore të vendit fiksohet në 7.3......
Donald Trump i rikthehet tarifave tregtare - Deri në 100% për ilaçet e importuara. Modifikon ato për metalet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi vendosjen e tarifave shtesë për produktet farmaceutike të importuara dhe ndryshimin e tarifave ekzistuese për......
Si është mbyllur kjo javë ‘e trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh dhe ulje ngritjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e mbyll këtë periudhë negativisht duke humbur pikë nga dita e djeshme......
Drejtori i Përgjithshëm prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti. Gjatë prezantimit, ai u ndal te......
10% e kursimeve nga prokurimet shkojnë për artin - Si do të funksionojë Fondi Kombëtar për Artin, projekligji për konsultim
Një nismë e re në fushën e kulturës pritet të sjellë ndryshime në mënyrën se si mbështetet arti dhe trashëgimia kulturore në vend. Projektligji në konsultim......
BE po shqyrton racionimin e karburantit - Komisioneri i Energjisë, Jorgensen: Do të jetë një krizë e gjatë
Bashkimi Evropian po shqyrton “të gjitha opsionet”, duke përfshirë vendosjen e racionimit të karburantit dhe lirimin e naftës shtesë nga rezervat......
Ekonomia gjermane, në rrezik - Përgjysmohen parashikimet e rritjes, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve
Ekonomia gjermane do të rritet me vetëm 0.6 përqind në vitin 2026, në vend të 1.3 përqind të parashikuar më parë. Ky është parashikimi i instituteve kryesore......


