Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2025, 14:34

Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast - Stili veror dhe trashëgimia shqiptare “sfilojnë” në La Vista

Nga SCAN TV

Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast - Stili veror dhe

Është organizuar për të dytin vit radhazi sfilata e Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast. Vajzat konkurente krijuan një atmosferë magjike në lifestyle center La Vista përmes 4 sfilatave me veshje të kuruara që sollën secila një frymë ndryshe. Nga bikinit më in të sezonit, tek veshjet e lehta verore dhe kostumet tradicionale, La Vista u kthye në skenën ku bukuria shqiptare u ndërthur natyrshëm me elegancën dhe stilin.

Për producentin e Miss Miss Universe Albania & Kosovo, Eduard Deda, ky bashkëpunim sjell një eksperiencë ndryshe për vajzat, por edhe për publikun që e ndjek nga afër një spektakël të tillë në zemër të rivierës.

Nën drejtimin e ish Miss Universe Albania, Françeska Rustem, kjo mbrëmje e veçantë solli në La Vista vajzat konkurente nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të cilat ndanë emocionet e tyre pas sfilatave.

Aktivitete të tilla të larmishme e bëjnë Green Coast një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar – jo vetëm për pushime dhe relaks, por edhe si një hapësirë që promovon stilin, kulturën dhe traditën shqiptare. Përmes një kalendari të larmishëm eventesh dhe bashkëpunimesh me emrat më të njohur të artit dhe spektaklit, Green Coast tregon se pushimet nuk janë vetëm plazh dhe det, por edhe momente që sjellin në vëmendje vlerat kulturore të vendit.



 

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat