Ministrja Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat

Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, në Nju Jork, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së ardhshme nuk është më rëndësia e transformimit digjital, por mënyra se si ai qeveriset dhe se kush përfiton prej tij.
Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se ndonëse progresi në lidhshmëri dhe akses është i pamohueshëm, pabarazitë digjitale vazhdojnë të ekzistojnë, duke u shfaqur sot në forma më komplekse, të lidhura me aftësitë, përballueshmërinë, sigurinë, besimin dhe kapacitetet institucionale.
“Për Shqipërinë, këto nuk janë çështje teorike. Gjatë dekadës së fundit kemi ndërmarrë një transformim të shpejtë digjital, i cili ka përmirësuar ndjeshëm efikasitetin, transparencën dhe aksesin në shërbimet publike. Por kjo përvojë ka treguar gjithashtu se aksesi i vetëm nuk mjafton,” – u shpreh Ministrja.
Ibrahimaj theksoi se rezultati i WSIS+20 duhet të udhëhiqet nga tre parime themelore:
• vendosja e njeriut dhe të drejtave të tij në qendër të transformimit digjital
• trajtimi i përfshirjes digjitale si objektiv zhvillimi përmes investimit në aftësi, arsim dhe kapacitete
• forcimi i bashkëpunimit shumëpalësh dhe shumëaktorësh për të adresuar sfidat globale digjitale
Duke iu referuar zhvillimeve të shpejta teknologjike, përfshirë inteligjencën artificiale, Ministrja Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, privatësisë së të dhënave dhe vlerave demokratike, si themel për ndërtimin e besimit publik në shërbimet digjitale.
“WSIS Plus 20 nuk duhet të përfundojë me një deklaratë formale, por të ofrojë drejtim të qartë strategjik, të lidhur ngushtë me zbatimin e Paktit Digjital Global dhe proceset e ardhshme digjitale të Kombeve të Bashkuara,” – theksoi ajo.
Në përfundim, Ministrja Ibrahimaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë, në rolin e bashkë-lehtësuesit, për të kontribuar në një rezultat gjithëpërfshirës, ambicioz dhe të bazuar në përgjegjësi të përbashkët.
Bruksel, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Doganave në kuadër të Iniciativës “Green Lanes”
Sot, në Bruksel, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Drejtori......
“Të bashkuar drejt integrimit në BE” - Dhoma e Tregtisë Tiranë, memorandum bashkëpunimi me vendet e rajonit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me simotrat e vendeve të rajonit. Marrëveshja ka për qëllim që......
Eurobond i ri në 2027 / 2026, pa dalje në tregjet ndërkombëtare. 45 mld lekë huamarrje neto në tregun e brendshëm
Në 2027, Shqipëria do të emetojë një eurobond të ri, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nuk do të bëjë asnjë dalje në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbështetet......
Lidhje ajrore Kanada-Shqipëri - Ministri kanadez: Operimet mund të fillojnë menjëherë
Kanadaja ka nënshkruar një marrëveshje për transportin ajror me Shqipërinë. Njoftimi është bërë nga Ministri i Transportit dhe Kryetari i Qeverisë në Dhomën......
Rënia e eksporteve “rëndon” bilancin tregtar/ Deficiti arriti në 488 mld lekë, thellohet me 3.4% për Janar-Nëntor
Në muajin Nëntor, eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6.9%, krahasuar me Nëntorin e vitit 2024. Në......
Tetori dyfishon numrin e turistëve të huaj/ Gjermanët dhe italianët shënuan numrin më të lartë të vizitorëve
Turizmi ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajit tetor, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në netë......
Grumbulluesit, marrëveshje në dëm të fermerëve - Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 subjekte: Diktuan çmimet gjatë sezonit
Një grup ndërmarrjesh në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, rezulton se kanë......
Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe......





