Grumbulluesit, marrëveshje në dëm të fermerëve - Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 subjekte: Diktuan çmimet gjatë sezonit

Një grup ndërmarrjesh në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, rezulton se kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar shtesë mbi kosto shumë të lartë, deri në 115%.
Në këtë konkluzion ka dalë Autoriteti i Konkurrencës pas një procedure të thelluar hetimore që zgjati gati dy vite dhe përfshiu monitorimin e tregut, hetimin paraprak dhe hetimin e thelluar.
Komisioni i Konkurrencës ka konstatuar se konstatoi grupi i ndërmarrjeve grumbulluese – Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK kanë bërë një marrëveshje të ndaluar në dëm të fermerëve, e cila në bazë të ligjit, cilësohet si shkelje e rëndë. Për këtë arsye Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës.
Hetimi i thelluar tregoi se disa grumbullues, falë fuqisë së tyre negociuese, kishin krijuar një situatë ku fermerët shpesh përballeshin me: çmime të diktuara e të koordinuara, dyer të mbyllura për negocim, varësi të tepruar nga pak blerës, presione për uljen e çmimeve, dhe shlyerje të vonuara të pagesave.
Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë këto problematika dhe forcon pozitat e fermerëve në treg, duke krijuar kushte për: çmime më të drejta e më transparente; konkurrencë të ndershme mes grumbulluesve; mundësi reale zgjedhjeje për fermerët; pagesa më të sigurta dhe marrëdhënie më të balancuara kontraktuale; frenimin e skemave të koordinuara që dëmtonin të gjithë tregun kombëtar.
Komisioni ka urdhëruar 6 ndërmarrjet e gjobitura gjithashtu që të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë dhe të jenë subjekt monitorimi për 1 vit nga Autoriteti i Konkurrencës.
Këto masa synojnë rritjen e transparencës dhe krijimin e një tregu më të drejtë për fermerët.
Po ashtu Komisioni i Konkurrencës ka adresuar institucionet përgjegjëse me rekomandime të rëndësishme për reformimin e tregut, përfshirë: minimizimin e informalitetit në gjithë zinxhirin e tregtimit; hartimin e një baze të re ligjore në përputhje me standardet e BE; krijimin e një platforme kombëtare online të çmimeve (bursë agro-ushqimore),; vendosjen e kontratave të detyrueshme dhe të standardizuara; dhe bashkëpunimin për transpozimin e Direktivës së BE për praktikat tregtare të padrejta (UTP).
Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe......
Duhen 914 mln euro investime private në energji - Tranzicioni energjetik kërkon ndërtimin e centraleve diellore e të erës, me kapacitet 600 MW
Vendi ynë parashikon një nevojë të konsiderueshme për investime private në sektorin energjetik, në kuadër të tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe......
Çfarë po i pengon bizneset shqiptare të përparojnë? Barometri i Ballkanit: Taksat dhe ekonomia informale, në krye të listës
Barometri i Ballkanit ka publikuar së fundmi disa të dhëna mbi situatën e bizneseve në Shqipëri dhe në rajon. Për këtë studim, anketa për botimin e vitit......
Kina i kundërpërgjigjet BE-së - Vendos tarifa deri në 20% për importet e mishit të derrit
Kina do të vendosë tarifa deri në 19.8% për importet e mishit të derrit nga Bashkimi Evropian, një ulje e konsiderueshme krahasuar me tarifat fillestare që......
“Emigrimi, fenomen mashkullor” - Banka Botërore: Shumica e grave largohen për arsye familjare
Banka Botërore, në bashkëpunim me INSTAT ka realizuar Anketën e Migracionit 2024, duke analizuar largimet nga vendi, arsyet, pritshmëritë, cila gjini migron......
Sa u kushton shqiptarëve largimi nga vendi? Rreth 1 në 5 të rinj marrin borxh për të mbuluar kostot e ikjes
Emigrimi nuk nis me fitim, por me shpenzim. Për shumë shqiptarë emigrimi shpesh përshkruhet si rrugë shpëtimi ekonomik, por të dhënat e fundit tregojnë edhe......
OpenAI, në bisedime me Amazon - Synohet investim mbi 10 miliardë dollarë për çipet e IA
OpenAI është në bisedime me Amazon për një investim të mundshëm dhe një marrëveshje për përdorimin e çipeve të inteligjencës artificiale. Detajet janë ende......
Investim për përmirësimin e rrjetit energjetik - OST, 189 milionë lekë për modernizimin e linjës 110 kV Traktora-Farkë
Operatori i Sistemit te Transmetimit, ka shpallur hapjen e garës kalimi në kabllor i segmentit të linjës 110 kV Traktora – Farkë në hyrje të nënstacionit......





