Bruksel, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Doganave në kuadër të Iniciativës “Green Lanes”

Sot, në Bruksel, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Genti Gazheli, dhe Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike (IAPR) të Republikës Greke, përfaqësuar nga Guvernatori, Georgios Pitsilis.
Ceremonia e nënshkrimit u organizua nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe mblodhi drejtues të autoriteteve doganore, si dhe Drejtorin e CEFTA-s dhe Drejtorin e Komunitetit të Transportit.
Ky Memorandum është pjesë e Iniciativës “Green Lanes”, e cila synon thjeshtimin dhe përshpejtimin e kontrolleve kufitare, reduktimin e kohës së pritjes dhe lehtësimin e flukseve tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, përmes rritjes së koordinimit dhe shkëmbimit të të dhënave ndërmjet administratave doganore.
Gjatë aktivitetit, Komisionerja Kos theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit doganor për mbështetjen e integrimit rajonal, lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike.
Kjo marrëveshje përbën një hap konkret drejt modernizimit të bashkëpunimit doganor dhe përshpejtimit të procedurave kufitare, në përputhje me standardet evropiane dhe objektivat e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Të bashkuar drejt integrimit në BE” - Dhoma e Tregtisë Tiranë, memorandum bashkëpunimi me vendet e rajonit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me simotrat e vendeve të rajonit. Marrëveshja ka për qëllim që......
Eurobond i ri në 2027 / 2026, pa dalje në tregjet ndërkombëtare. 45 mld lekë huamarrje neto në tregun e brendshëm
Në 2027, Shqipëria do të emetojë një eurobond të ri, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nuk do të bëjë asnjë dalje në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbështetet......
Lidhje ajrore Kanada-Shqipëri - Ministri kanadez: Operimet mund të fillojnë menjëherë
Kanadaja ka nënshkruar një marrëveshje për transportin ajror me Shqipërinë. Njoftimi është bërë nga Ministri i Transportit dhe Kryetari i Qeverisë në Dhomën......
Rënia e eksporteve “rëndon” bilancin tregtar/ Deficiti arriti në 488 mld lekë, thellohet me 3.4% për Janar-Nëntor
Në muajin Nëntor, eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6.9%, krahasuar me Nëntorin e vitit 2024. Në......
Tetori dyfishon numrin e turistëve të huaj/ Gjermanët dhe italianët shënuan numrin më të lartë të vizitorëve
Turizmi ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajit tetor, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në netë......
Grumbulluesit, marrëveshje në dëm të fermerëve - Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 subjekte: Diktuan çmimet gjatë sezonit
Një grup ndërmarrjesh në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, rezulton se kanë......
Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe......
Duhen 914 mln euro investime private në energji - Tranzicioni energjetik kërkon ndërtimin e centraleve diellore e të erës, me kapacitet 600 MW
Vendi ynë parashikon një nevojë të konsiderueshme për investime private në sektorin energjetik, në kuadër të tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe......





