Rënia e eksporteve “rëndon” bilancin tregtar/ Deficiti arriti në 488 mld lekë, thellohet me 3.4% për Janar-Nëntor

Në muajin Nëntor, eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6.9%, krahasuar me Nëntorin e vitit 2024. Në raport me muajin Tetor 2025, eksportet u ulën edhe më ndjeshëm, me 10.1%.
Gjatë periudhës Janar-Nëntor të vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 319 miliardë lekë, duke u ulur me 7.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në nivel njëmbëdhjetëmujor, ulja e eksporteve është ndikuar kryesisht nga “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”.
Nga ana tjetër, importet e mallrave u vlerësuan në 71 miliardë lekë, duke u ulur me 3.0%, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me 11.1%, krahasuar me Tetorin e po të njetit vit. Si njëmbëdhjetëmujor, importet janë ulur me 1.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Ushqime, pije, duhan”.
Si pasojë, në njëmbëdhjetë muaj, deficiti tregtar arriti në 488 miliardë lekë, duke u rritur me 3.4% krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon se rënia e eksporteve ka qenë më e theksuar sesa ajo e importeve.
Në Nëntor 2025, ulja më e madhe e eksporteve është regjistruar me Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën. Ndërkohë, rritje të eksporteve janë shënuar drejt Kosovës, Greqisë dhe Kinës.
Në nivel njëmbëdhjetëmujor, eksportet janë ulur më së shumti me Italinë, Kosovën dhe Kinën, ndërsa rritje është shënuar me Greqinë, Gjermaninë dhe Spanjën.
Sa i përket importeve, në Nëntor 2025 rënia më e madhe është regjistruar me Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë, ndërsa rritje janë shënuar nga Kina, Turqia dhe SHBA. Për gjithë njëmbëdhjetëmujorin, importet janë ulur kryesisht me Italinë, Turqinë dhe Gjermaninë, ndërsa janë rritur ndjeshëm nga Kina, Greqia dhe Kosova.
Tetori dyfishon numrin e turistëve të huaj/ Gjermanët dhe italianët shënuan numrin më të lartë të vizitorëve
Turizmi ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajit tetor, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në netë......
Grumbulluesit, marrëveshje në dëm të fermerëve - Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 subjekte: Diktuan çmimet gjatë sezonit
Një grup ndërmarrjesh në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, rezulton se kanë......
Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe......
Duhen 914 mln euro investime private në energji - Tranzicioni energjetik kërkon ndërtimin e centraleve diellore e të erës, me kapacitet 600 MW
Vendi ynë parashikon një nevojë të konsiderueshme për investime private në sektorin energjetik, në kuadër të tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe......
Çfarë po i pengon bizneset shqiptare të përparojnë? Barometri i Ballkanit: Taksat dhe ekonomia informale, në krye të listës
Barometri i Ballkanit ka publikuar së fundmi disa të dhëna mbi situatën e bizneseve në Shqipëri dhe në rajon. Për këtë studim, anketa për botimin e vitit......
Kina i kundërpërgjigjet BE-së - Vendos tarifa deri në 20% për importet e mishit të derrit
Kina do të vendosë tarifa deri në 19.8% për importet e mishit të derrit nga Bashkimi Evropian, një ulje e konsiderueshme krahasuar me tarifat fillestare që......
“Emigrimi, fenomen mashkullor” - Banka Botërore: Shumica e grave largohen për arsye familjare
Banka Botërore, në bashkëpunim me INSTAT ka realizuar Anketën e Migracionit 2024, duke analizuar largimet nga vendi, arsyet, pritshmëritë, cila gjini migron......
Sa u kushton shqiptarëve largimi nga vendi? Rreth 1 në 5 të rinj marrin borxh për të mbuluar kostot e ikjes
Emigrimi nuk nis me fitim, por me shpenzim. Për shumë shqiptarë emigrimi shpesh përshkruhet si rrugë shpëtimi ekonomik, por të dhënat e fundit tregojnë edhe......





