Milot–Balldre drejt finalizimit - Shpallja e fituesit të koncesionit, punimet do zgjasin 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës

Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që në ditët në vijim të shpallet edhe subjekti fitues i kontratës. Pas përfundimit të garës koncesionare në muajin tetor pa ankesa dhe me tre oferta në garë, autoritetet kanë vijuar me shqyrtimin e dokumentacionit, një fazë që tashmë është drejt përfundimit.
Ky zhvillim i hap rrugë nënshkrimit të kontratës dhe nisjes së punimeve për një nga segmentet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në vend, pjesë e korridorit Adriatiko–Jonian. Sipas të dhënave zyrtare, projekti ka një vlerë të parashikuar prej rreth 365 milionë euro, pa TVSH, ndërsa kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 35 vitesh, duke përfshirë ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen.
Aksi Milot–Balldre, me gjatësi rreth 17 km, do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, duke zëvendësuar segmentin ekzistues të kategorisë C. Rruga nis në nyjen e Milotit, ku lidhet me akset Milot–Thumanë–Kashar–Lekaj dhe Rrugën e Kombit, për të përfunduar në Balldre, në lidhje me rrugën Tiranë–Shkodër.
Sipas parashikimeve të mëparshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, punimet synohej të nisin në mesin e këtij viti, ndërsa ndërtimi i segmentit pritet të zgjasë rreth 30 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
Milot – Balldre është pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është i identifikuar paraprakisht si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë Korridorin Kryesor të Rrjetit të BE - së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Tatimet referojnë 95 çështje në prokurori - Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, preken 133 subjekte
Sektori i Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Sektorin e Administrimit dhe Analizës, si dhe, me Sektorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë referuar......
Privatësia, si do të trajtohen të dhënat biometrike dhe gjenetike? - Komisioneri Dervishi: Garanci për qytetarët dhe standard për administratën
Mbrojtja e të dhënave personale në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë publike, si dhe roli i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale ishin në......
“Për hebrenjtë, Shqipëria është shtëpi” - Rama: Samiti i përbashkët me Izraelin, mundësi për të garantuar sigurinë kibernetike
Samiti Shqipëri-Izrael bën bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit......
Shqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ Vdekjet tejkalojnë lindjet me 368 më shumë. Gjirokastra, më rënien më të madhe
Popullsia e Shqipërisë po përballet me tkurrje vit pas viti, kryesisht për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë. Të dhënat......
Industria e qumështit përballë standardeve të BE - Raport për 253 subjekte. Qeveria, gati një plan mbështetjeje për sektorin
Subjektet që operojnë në industrinë e qumështit duhet të plotësojnë standardet që kërkon Bashkimi Europian, në mënyrë që të rezistojnë në treg pas......
Pse qumështi na kushton shumë? Fermat e vogla/ Një lopë në BE prodhon 2.5 herë më shumë se në Shqipëri
Integrimi europian i Shqipërisë do të kërkojë standarde më të larta në sigurinë ushqimore, gjurmueshmëri, higjienë dhe cilësi të lëndës së parë. Për sektorin......
“Negociatat për 3 kapituj me BE, drejt mbylljes” - Kryenegociatorja: Marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor dhe arsimi, më të avancuarit
Për kapitullin e marrëdhënieve me jashtë, kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbylljen e negociatave me BE. Kështu......
Shtëpia si formë biznesi, ku ia vlen të blesh në Tiranë? Apartamentet në periferi po rikuperojnë investimin më shpejt se zonat luksoze
Blerja e një apartamenti vazhdon të mbetet një nga format më të preferuara të investimit për shqiptarët, sidomos në Tiranë, ku tregu i pasurive të......


