Shtëpia si formë biznesi, ku ia vlen të blesh në Tiranë? Apartamentet në periferi po rikuperojnë investimin më shpejt se zonat luksoze

Blerja e një apartamenti vazhdon të mbetet një nga format më të preferuara të investimit për shqiptarët, sidomos në Tiranë, ku tregu i pasurive të paluajtshme ka njohur rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Për shumë qytetarë, prona nuk shihet vetëm si një vend për të jetuar, por edhe si një mënyrë për të siguruar të ardhura të qëndrueshme përmes qirasë dhe për të rikuperuar gradualisht investimin fillestar. Por cilat janë zonat që ofrojnë kthimin më të mirë të investimit në kryeqytet?
Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, zonat periferike të Tiranës po rezultojnë gjithnjë e më të favorshme për investitorët që kërkojnë fitim nga qiraja. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se çmimet e blerjes janë më të ulëta krahasuar me zonat elitare të qytetit, ndërsa kërkesa për qira mbetet e lartë për shkak të zgjerimit të Tiranës dhe rritjes së popullsisë.
Në analizën e kthimit vjetor të investimit për apartamente të ndryshme, matet se për sa vite një pronë arrin të rikuperojë vlerën fillestare vetëm përmes të ardhurave nga qiraja. Kjo është një nga mënyrat më të rëndësishme për të kuptuar nëse një apartament ia vlen si investim afatgjatë dhe jo vetëm si pronë banimi.
Sipas të dhënave, zona si Astiri, Kamza, Yzberishti, Paskuqani dhe Farka po shfaqen si ndër më interesantet për investime. Në Astir, një apartament mund të rikuperojë investimin fillestar për rreth 22 deri në 24 vite, në varësi të sipërfaqes, kushteve të pronës dhe pozicionit. Zona ka përfituar shumë nga zhvillimi urban i viteve të fundit dhe nga rritja e interesit për apartamente më të përballueshme pranë qendrës së Tiranës.
Ndërkohë Kamza po konsiderohet si një nga zonat me potencialin më të madh për kthim investimi. Një apartament 1+1 mund të rikuperojë vlerën e tij për rreth 20 vite e gjysmë, duke e bërë një nga opsionet më të favorshme për ata që kërkojnë fitim më të shpejtë nga qiraja. Rritja e ndërtimeve të reja, përmirësimi i infrastrukturës dhe lidhja më e mirë me Tiranën kanë ndikuar ndjeshëm në interesin për këtë zonë.
Edhe Paskuqani po ndjek të njëjtin trend pozitiv. Sipas studimit, kthimi nga investimi për apartamentet 1+1 arrin rreth 4.5%, ndërsa për apartamentet 2+1 investimi mund të rikuperohet për vetëm 18.5 vite. Kjo tregon se apartamentet më të mëdha po rezultojnë më efikase për investitorët që synojnë të ardhura të qëndrueshme nga qiraja.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se sa më i madh të jetë apartamenti, aq më i favorshëm bëhet kthimi i investimit në raport me të ardhurat nga qiraja. Kjo lidhet me faktin se familjet apo qiramarrësit afatgjatë janë të gatshëm të paguajnë më shumë për hapësira më të mëdha, duke rritur fitimin për pronarët.
Nga ana tjetër, zona si Blloku, Komuna e Parisit apo pjesët më qendrore të Tiranës nuk ofrojnë të njëjtat norma kthimi nga qiraja. Edhe pse qiratë në këto zona janë dukshëm më të larta, çmimet shumë të shtrenjta të apartamenteve bëjnë që investimi fillestar të rikuperohet pas shumë më tepër vitesh. Për këtë arsye, këto lagje shihen më tepër si zona prestigji dhe jetese cilësore, ku fitimi më i madh mund të vijë nga rritja e vlerës së pronës në shitje dhe jo domosdoshmërisht nga qiraja mujore.
Kontroll skemave iraniane të pastrimit të parave - Thesari Amerikan u kërkon bankave vendase të rrisin vëmendjen
Në një përpjekje për të çmontuar sistemet e sofistikuara financiare të përdorura nga Irani për të anashkaluar kufizimet tregtare ndërkombëtare dhe për të......
Transformimi digjital vijon, rriten ndërveprimet në e-albania/ Gjatë muajit prill u kryen mbi 44 milionë transaksione
Platforma qeveritare e-Albania vijon të mbetet një nga mjetet kryesore të qytetarëve për marrjen e shërbimeve publike online. Gjatë muajit prill 2026,......
AAPSK financoi me 104.2 milionë lekë rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së
Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje......
Ku punohet më shumë gjatë fundjavave? - Kryesojnë vendet e Ballkanit dhe Mesdheut
Më shumë se një në pesë punëtorë në të gjithë Evropën, 21.3%, punojnë rregullisht me turne të shtunave dhe të dielave, sipas të dhënave të fundit të......
Deri 2.5 milionë lekë për mbështetjen e bizneseve - AIDA hap thirrjen për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla e të mesme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kanë shpallur thirrjen për aplikime për mbështetje financiare......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen ndjeshëm Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga dita që lamë pas teksa është blerë me 80.7 lekë dhe është shitur......
Kriza e kostos së jetesës në Britani - Familjet, të shqetësuara për ndikimin e luftës në financat personale
Familjet britanike po përgatiten për një krizë të re të kostos së jetesës, pasi ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ul besimin në ekonomi dhe financat......
Evropa investoi 200 mld euro për makinat elektrike - 109 mld euro u angazhuan në zinxhirin e furnizimit me bateri
Vendet e zonës ekonomike evropiane dhe Zvicra kanë angazhuar pothuajse 200 miliardë euro investime në ekosistemin e tyre të automjeteve elektrike, treguan të......


