AAPSK financoi me 104.2 milionë lekë rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së

Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje financiare të dhënë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të përdorimit të të ardhurave nga asetet e sekuestruara e konfiskuara për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.
AAPSK ka alokuar gjatë vitit 2025 përmes disa vendime të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar financime me vlerë 104.2 milionë lekë.
Kështu, AAPSK ka financuar projektin për rikonstruksionin e sallave të gjykimit dhe ambienteve të brendshme të GJKKO-së me një fond total prej rreth 72 milionë lekë. Financimi përfshin rikonstruksionin e katër sallave të gjykimit, ambienteve të përbashkëta, si edhe investime për sigurinë dhe infrastrukturën e institucionit.
Në kuadër të këtij projekti janë kryer edhe pagesa specifike për rikonstruksionin e zyrave të gjyqtarëve dhe kryesekretarisë, si edhe hartimin e projektit për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta në katet 0, 1, 2 dhe 3, me vlerë 27.2 milionë lekë, si edhe për blerjen dhe instalimin e disa pajisjeve për sigurinë dhe përmirësimin e infrastrukturës së ndërtesës me vlerë 5 milionë lekë.
GJKKO, në raportin vjetor të institucionit, ka shprehur falënderim të posaçëm për AAPSK dhe Kryeadministratoren Risena Xhaja, duke theksuar se mbështetja financiare e ofruar gjatë vitit 2025 ka qenë “thelbësore për përmirësimin e kushteve të punës në gjykatë dhe për krijimin e ambienteve më të përshtatshme dhe më dinjitoze”.
Sipas gjykatës, kjo mbështetje ka ndihmuar drejtpërdrejt në krijimin e kushteve bashkëkohore të punës dhe sigurisë për një institucion ku trajtohen çështje me rëndësi të veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ku punohet më shumë gjatë fundjavave? - Kryesojnë vendet e Ballkanit dhe Mesdheut
Më shumë se një në pesë punëtorë në të gjithë Evropën, 21.3%, punojnë rregullisht me turne të shtunave dhe të dielave, sipas të dhënave të fundit të......
Deri 2.5 milionë lekë për mbështetjen e bizneseve - AIDA hap thirrjen për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla e të mesme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kanë shpallur thirrjen për aplikime për mbështetje financiare......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen ndjeshëm Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga dita që lamë pas teksa është blerë me 80.7 lekë dhe është shitur......
Kriza e kostos së jetesës në Britani - Familjet, të shqetësuara për ndikimin e luftës në financat personale
Familjet britanike po përgatiten për një krizë të re të kostos së jetesës, pasi ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ul besimin në ekonomi dhe financat......
Evropa investoi 200 mld euro për makinat elektrike - 109 mld euro u angazhuan në zinxhirin e furnizimit me bateri
Vendet e zonës ekonomike evropiane dhe Zvicra kanë angazhuar pothuajse 200 miliardë euro investime në ekosistemin e tyre të automjeteve elektrike, treguan të......
Ringjallja e eksporteve të energjisë amerikane në Kinë - Pritet një marrëveshje Trump-Xi këtë javë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mbërrijë në Pekin këtë javë për një samit me Presidentin Xi Jinping më 14 dhe 15 maj, ku zyrtarët amerikanë thonë......
Taksa shtesë mbi fitimet e kompanive të naftës? - Rezultatet e 3-mujorit të parë, nxisin kërkesat nga disa shtete të BE
Kompanitë evropiane të naftës dhe gazit që shënuan fitime të mëdha në tremujorin e parë për shkak të rritjes së çmimeve të shkaktuara nga lufta në Lindjen e......
Kreditë me probleme, Banka e Shqipërisë: Në muajin mars pati një rritje të lehtë
Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë raporti i kredive me probleme në mars arriti në 3.85%, nga 3.8% që kishte qenë një muaj më parë. Por në......


