Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2025, 09:56

Mbyllet minimatura, klasat e nënta japin provimi i fundit - Në të gjithë vendin 28 mijë nxënës testohen në gjuhën e huaj

Nga Ernilda Luzi

Mbyllet minimatura, klasat e nënta japin provimi i fundit - Në të

Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.

Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.

Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara se të fillojë provimi.

Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.

Brenda muajit qershor nxënësit e klasave të 9-ta iu nënshtruan provimeve kombëtare në gjuhë shqipe më 19 qershor, matematikë më 25 qershor dhe gjuhë e huaj që zhvillohet sot më 30 qershor.

Ndërkohë, gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar  janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Nxënësit e klasave të 9- ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.

Gjithashtu, nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen edhe në lëndën gjuhë e huaj.

Ndërsa, nxënësit me aftësi të kufizuar që ndjekin shkollat e zakonshme i zhvillojnë provimet kombëtare të arsimit  bazë, sipas përcaktimeve në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë.

Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat