Mbi 3.3 miliardë euro të shpenzuara në 6 muaj - Si u shpërndanë paratë? Pensionet marrin pjesën më të madhe, mjedisi në fund
Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në afro 333 miliardë lekë apo afro 3.33 miliardë euro. Në raport me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë shpenzimet janë rritur me 42 miliardë lekë.
Por si u shpërndanë këto para në kategori të ndryshme dhe cilët ishin sektorët që morën më shumë?
Të dhënat e detajuara zyrtare nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit tregojnë se nga 10 kategori në total, mbrojtja sociale është ajo që merr pjesën më të madhe të “tortës” nga buxheti, ku për periudhën janar-qershor, shpenzimet për këtë kategori regjistrohen në afro 111.4 miliardë lekë.
Tek mbrojtja sociale përfshihen pensionet, si dhe të gjitha pagesat që jepen nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore për një sërë përfituesish.
Shërbimet e përgjithshme publike listohen në vendin e dytë, ku në 6 muaj janë shpenzuar rreth 62.5 miliardë lekë, zë në të cilin përfshihen dhe investimet kapitale.
Një peshë të konsiderueshme zë dhe arsimi, pasi shpenzimet për këtë sektor regjistrohen në vlerën e 39,3 miliardë lekëve, shifër në të cilën përfshihen edhe pagat për mësuesit.
Rreth 36,1 miliardë lekë janë shpenzuar për shëndetësinë, ku veç investimeve në godina, përfshihen dhe pagat dhe shpërblimet për bluzat e bardha.
Çështjet ekonomike kanë marrë një buxhet prej 25.4 miliardë lekësh në 6 muaj, ku përpos pagesave për papunësinë dhe ndihmën e ekonomike, përfshihen dhe grantet e dhëna për mbështetjen e bizneseve.
Rendi dhe siguria publike kanë marrë një buxhet prej 23 miliardë lekëve, i cili mbulon edhe pagat mujore të uniformave blu. Për strehimin dhe komoditetet e komunitetit janë akorduar 17.6 miliardë lekë. Nga ana tjetër 8.5 miliardë lekë kanë shkuar për sektorin e mbrojtjes, ku përfshihen dhe pagat e ushtarakëve.

Shqipëria, me fabrika të inteligjencës artificiale - Nga shpëtimi i jetëve të njerëzve, te prodhimi bujqësor në ferma. Si do të investohet në IA?
Nga shpëtimi i jetëve të njerëzve në spitale te rritja e prodhimit bujqësor në ferma, Shqipëria synon ta përdorë inteligjencën artificiale në çdo fushë të......

Më shumë mallra nga Spanja në Shqipëri/ Partneriteti tregtar në rritje, përkundër rënies së përgjithshme të importeve
Shqipëria ka shtuar ndjeshëm importet nga Spanja gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur vlerën e 7.57 miliardë lekëve, me një rritje prej 9.9%,......

Rreth 1.3 milionë aplikime për shërbime elektronike/ Taksat e mjeteve, ndër shërbimet më të përdorura në e-Albania gjatë korrikut
Platforma qeveritare e-Albania po njeh një rritje të vazhdueshme, si në numrin e përdoruesve, ashtu edhe në shërbimet që ofron për qytetarët. Gjatë muajit......

Më shumë kërkesa për punëtorë të pakualifikuar - Janë 953 vende të lira për gjysmën e pare të gushtit
Në dy javët e para të gushtit, në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, janë regjistruar gjithsej 953 vende të lira pune. Sipas të dhënave të......

Bypass-i i Tiranës, dalin kostot për 8.5 km e parë - ARRSH shpall fituesit për segmentin Kashar-Nyja Vaqarr, do kushtojë 5.9 mld lekë
Ndërtimi i 8.5 kilometrave të parë të bypass-it të Tiranës do të kushtojë rreth 4.9 mld lekë, pa TVSH apo rreth 5.9 mld lekë, duke përfshirë Tatimin mbi......

Mallra të shtrenjta në valixhe? - Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar
Qytetarët shqiptarë apo turistët që vijnë nga një vend tjetër dhe hyjnë në territorin e Shqipërisë si përmes aeroportit ashtu edhe në rrugë tokësore apo......

Përshkallëzohen protestat në Serbi - Sulmohen zyrat e partisë në pushtet dhe kërkohet dorëheqja e Vuçiç
Protestuesit kundër qeverisë sulmuan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në qytetin verior të Novi Sadit, ndërsa të tjerë u përplasën me policinë dhe......

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve - Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 28 vatra, 3 janë ende aktive
Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile,......