Përshkallëzohen protestat në Serbi - Sulmohen zyrat e partisë në pushtet dhe kërkohet dorëheqja e Vuçiç
Protestuesit kundër qeverisë sulmuan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në qytetin verior të Novi Sadit, ndërsa të tjerë u përplasën me policinë dhe mbështetës të SNS-së në kryeqytetin Beograd.
Trazirat e dhunshme lanë dhjetëra të plagosur. Në Beograd, qindra protestues dhe mbështetës të partisë në pushtet hodhën fishekzjarre dhe kapsolla kundër njëri-tjetrit në një nga bulevardet kryesore të qytetit. Policia u përplas me protestuesit kundër qeverisë dhe përdori gaz lotsjellës për t’i larguar nga zona.
Në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, forcat e rendit dhe mbështetësit e presidentit populist Aleksandar Vuçiç nuk ishin prezentë, ndërsa dhjetëra protestues thyen xhamat e zyrave të partisë, hodhën jashtë mobiliet dhe materialet propagandistike, si dhe spërkatën hyrjen me bojë. Ata brohorisnin në kor “Ai ka mbaruar”, duke iu referuar sundimit 13-vjeçar të Vuçiç. Më vonë, policia ndërhyri dhe rrethoi disa blloqe në qendër të Novi Sadit, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestat ditore në të gjithë Serbinë, të nxitura nga vdekja e 16 personave në nëntor të vitit të kaluar kur u shemb çatia e një stacioni hekurudhor të rinovuar në Novi Sad, kanë tronditur popullaritetin e presidentit serb. Ministri i Brendshëm Ivica Dacic akuzoi protestuesit për sulme ndaj policisë në Novi Sad, Beograd, dhe qytetet Pancevo dhe Sabac. Ai tha se të paktën pesë oficerë policie u plagosën.
Vuçiç premtoi më shumë arrestime pas protestave. Partia opozitare “Partia e Lirisë dhe Drejtësisë” deklaroi se deputeti i saj Pedja Mitrovic u plagos gjatë protestave dhe u shtrua në spital.
Protesta të ngjashme janë mbajtur në qytete të ndryshme të vendit. Më herët, ministri Dacic tha se 27 oficerë policie dhe rreth 80 civilë u plagosën në përplasjet e së mërkurës dhe 47 persona u arrestuan. Protestuesit fajësojnë korrupsionin për fatkeqësinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme me shpresën për ta rrëzuar Vuçiç dhe partinë e tij. Ata e kanë akuzuar partinë në pushtet për lidhje me krimin e organizuar, përdorim dhune ndaj kundërshtarëve politikë dhe shtypje të lirisë së medias.

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve - Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 28 vatra, 3 janë ende aktive
Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile,......

Si është mbyllur kjo për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie duke humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të......

Serbia e Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman - Tregtia gjermane me Rusinë në rënie, me vendet ballkanike po rritet.
Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka......

Një takim, dy perspektiva të ndryshme - Sot në mbrëmje Trump takohet me Putin në Alaskë
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për takimin shumë të pritur midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, Moska dhe Uashingtoni po dërgojnë mesazhe......

BE, rekord kërkesash për të luftuar zjarret - Arrijnë të njëjtin nivel me totalin e verës së 2024
Kërkesat për solidaritet nga Bashkimi Evropian për të luftuar zjarret në pyje kanë arritur këtë javë në të njëjtin nivel me totalin e gjithë sezonit të......

Nuk arrihet konsensusi për traktatin kundër plastikës/ Bisedimet në Gjenevë mbyllen pa sukses. SHBA udhëheq palën kundërshtuese
Asnjë konsensus nuk u arrit gjatë bisedimeve në Gjenevë për traktatin e parë në botë, ligjërisht të detyrueshëm, për të luftuar ndotjen nga plastika, sipas......

Pasuria personale globale/ Cilat vende zotërojnë pjesën më të madhe në Evropë?
Sipas raportit të fundit të UBS (Union Bank of Switzerland) për pasurinë globale në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara dhe Kina zotërojnë së bashku më shumë se......

Qytetet më të sigurta në Evropë/ “Perla e Adriatikut” kryeson listën. Dominon Evropa Lindore
Faktorë të ndryshëm si aktivitetet, moti dhe buxheti janë zakonisht vendimtarë për zgjedhjen e pushimeve, por siguria është gjithashtu një aspekt thelbësor......