Bypass-i i Tiranës, dalin kostot për 8.5 km e parë - ARRSH shpall fituesit për segmentin Kashar-Nyja Vaqarr, do kushtojë 5.9 mld lekë
Ndërtimi i 8.5 kilometrave të parë të bypass-it të Tiranës do të kushtojë rreth 4.9 mld lekë, pa TVSH apo rreth 5.9 mld lekë, duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Pas fazës II, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese edhe për fazën I të segmentit Kashar – Nyja Vaqarr. Për këtë lot, fitues është shpallur kompania 4 A-M, me një ofertë prej 2.63 mld lekë, pa TVSH, ndërsa pak ditë më parë u njoftua edhe fituesi për lotin II, që ishte bashkimi i operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.P.A”.
Gjatësia totale e bypass-it të Tiranës është 21.6 kilometra, ndërsa konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme rrugore në vend, pasi synon të lidhë drejtpërdrejt autostradën Durrës – Tiranë me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.
Ndonëse përfundimi i plotë do të kërkojë tenderimin edhe për pjesën tjetër të rrugës, ndërtimi i segmentit nga Kashari në Vaqarr do të shënojë përmbylljen e të gjitha segmenteve të aksit Milot–Fier, pjesë e Autostradës Adriatiko – Joniane. Kjo, pasi një nga lotet e kësaj autostrade (Kashar – Lekaj) përfshin edhe 7 nga 8.5 kilometrat e tenderuara të bypass-it.
Autostrada Milot–Fier, po ecën me ritme të ndryshme në pesë lotet e saj. Me një gjatësi totale prej 114 kilometrash, segmentet aktualisht ndodhen në faza të ndryshme ndërtimi apo tenderimi.
Segmenti më i avancuar është ai Thumanë–Kashar, me një gjatësi prej 21 kilometrash, ku punimet kanë përfunduar dhe është hapur për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, tre segmentet e tjerë: Milot – Thumanë, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier janë gjithashtu të kontraktuara për ndërtim dhe kompanitë ndodhen në procesin e sigurimit të lejeve për nisjen e punimeve. Të katër këto segmente do të realizohen përmes kontratave koncesionare. Ndryshe paraqitet rasti i bypass-it të Tiranës, i cili do të ndërtohet me financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.

Mallra të shtrenjta në valixhe? - Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar
Qytetarët shqiptarë apo turistët që vijnë nga një vend tjetër dhe hyjnë në territorin e Shqipërisë si përmes aeroportit ashtu edhe në rrugë tokësore apo......

Përshkallëzohen protestat në Serbi - Sulmohen zyrat e partisë në pushtet dhe kërkohet dorëheqja e Vuçiç
Protestuesit kundër qeverisë sulmuan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në qytetin verior të Novi Sadit, ndërsa të tjerë u përplasën me policinë dhe......

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve - Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 28 vatra, 3 janë ende aktive
Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile,......

Si është mbyllur kjo për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie duke humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të......

Serbia e Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman - Tregtia gjermane me Rusinë në rënie, me vendet ballkanike po rritet.
Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka......

Një takim, dy perspektiva të ndryshme - Sot në mbrëmje Trump takohet me Putin në Alaskë
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për takimin shumë të pritur midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, Moska dhe Uashingtoni po dërgojnë mesazhe......

BE, rekord kërkesash për të luftuar zjarret - Arrijnë të njëjtin nivel me totalin e verës së 2024
Kërkesat për solidaritet nga Bashkimi Evropian për të luftuar zjarret në pyje kanë arritur këtë javë në të njëjtin nivel me totalin e gjithë sezonit të......

Nuk arrihet konsensusi për traktatin kundër plastikës/ Bisedimet në Gjenevë mbyllen pa sukses. SHBA udhëheq palën kundërshtuese
Asnjë konsensus nuk u arrit gjatë bisedimeve në Gjenevë për traktatin e parë në botë, ligjërisht të detyrueshëm, për të luftuar ndotjen nga plastika, sipas......